Vjeshtë magjike në Dardhë, ja fotot fantastike

Të udhëtosh mes ngjyrave të vjeshtës në Dardhë të Korçës është një aventurë e paharrueshme.

Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që tani në shumicën e kohës, janë të mbushura me gjethe të verdha.

Zona e Dardhës shquhet për bukurinë e saj natyrore, por sidomos në stinët e ftohta.