Vjollca Bajraj: Mëngjeset e mia janë të dhimbshme

vjollca


Mëngjeset e mia janë të dhimbshme
U ngjajnë atyre mëngjeseve plotë vesë
Por në versionin e trishtuar
Se ne e shikojmë veç imazhin e bukur të vesës
Po në të vërtetë ata janë lot mëngjesi
Të dikujt që ka qarë tërë natën nga qielli
(Thonë se kur qajnë poetët, bie vesë)
Se mënyrë të vetme komunikimi me tokën e ka ktë rrugë
E unë duhet të vazhdojë ditën e fortë e dinjitetshme
“Se jeta duhet të vazhdojë”
“Se ka edhe më keq”
“Se nuk ështe fundi i botës”
E fraza tjera që t’i përsërisin me qindra herë
E ty nuk të mbetet tjetër
Përveç natës
Kur të gjithë flejnë
E ti e nxjerrë atë gruan e brishtë që ke brenda
Atë që vajton e qanë
Se ka dhimbje
Ka mall
Ka mllef
Ka urrejtje
Se ka nevojë të klithë si shtazë e plagosur
Që ta dëgjojnë deri në qiell

ObserverKult

Lexo edhe:

XHEVDET BAJRAJ: E DINI, POETËT NUK VDESIN KURRË…