Vjollcë Berisha: Jam e varfër si bota

i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

Poezi kushtuar Nënës Terezë nga Vjollcë Berisha

Dhe toka ka pak dritë, Nënë
njerëzit janë të rreptë,
dënojnë dashuritë.

Njerëzit kanë harruar të lindin,
ata nuk zgjasin dorë,
se nuk kanë,
kanë sall ca sëpata të mprehta,
ua kam frikën, Nënë.

Më the
ta rindërtoj pa bëzamë
atë që ma prishën natën,
atë që e bëra tërë jetën
dhe unë s’guxoj.
Kam atë djallin përbrenda
që më kërkon shpagim për ty
që s’të zuri kurrë.

Botë e tërë e varfër
dënon dashuritë.
Të varfër janë të pashpirtët, më the.
Të varfër janë të paditurit,
të gjithë janë të varfër ngapak
dhe s’kanë mëshirë për veten.

Ndihmoji, o Zot, mëkatarët, thua.
Unë s’e them dot.
Jam e varfër, Nënë
si bota.

ObserverKult

Lexo edhe:

VJOLLCË BERISHA: DUAM SHTET QË FLET SHQIP

vjollcë berisha

Shërbimi që mund t’i bëhet gjuhës shqipe është gjetiu.

Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer. Teksti bazë, ai i interpretueshmi, është teksti në gjuhën maqedone dhe alfabeti i saj cirilik.

Provo ta kesh emrin Nol. Në shkrimin ndërkombëtar të tij do të qëndrojë Nolj, pasi referenca prore është varianti maqedonas (cirilik) i transkriptimit. Të bësh një kërkesë për certifikatë nënshtetësie, formulari është vetëm në maqedonisht.

Provo të pranosh ndonjë aktvendim gjykate (gjobë trafiku, kundërvajtjeje e të ngjashme) nuk kupton gjë po s’dite maqedonisht, pasi as edhe një fjalë shqipe nuk e gjen në të, ose të mbushësh një fletëpagesë në bankë, prapë veç në maqedonisht do të jetë.

Provo të kërkosh një fjalë shqipe në faturat zhvatëse të energjisë elektrike, apo në kuponët fiskalë që të jepen përditë, do të dëshpërohesh keq…

Këta janë vetëm disa shembuj. Për të thënë se uniforma e policisë bie e fundit në radhë për nga e drejta për t’u lëvduar.

Gjuha shqipe dhe mbrojtja e saj kërkojnë të tjera kushte të njëmendta. Bie fjala, ato, veç të tjerash, kërkojnë përkthyes të përgatitur, mbrojtje institucionale që do ta evitonin shtrembërimin e shqipes deri në përqeshje.
Kërkojnë përdorim të shqipes kudo. Absolutisht kudo dhe në të gjitha nivelet.

Le pastaj që gjuha shqipe e shqiptarët kërkojnë gjyqësi të pakorruptuara, policë që s’do të arrestojnë të pafajshëm, gjyqtarë e prokurorë që s’janë në anën e proceseve të montuara, kërkojnë shtet që i mbron, polici mike, pa standarde të dyfishta.

Duam shtet që flet shqip, jo qëndisma uniformash.

—————————–

Lexo edhe:

VJOLLCË BERISHA: A VDESIM SONTE?