Poezi nga Vjollcë Berisha
Mos ia vër llozin portës
kur të iki unë.
Afroje vetëm pak
dua të jemi larg për një të shtyrë dere.
Do të dal në muzgun e asaj dite,
që s’ka për të aguar derisa të shtyhet rishtazi ajo portë,
do të dal duke fërgëlluar mbi gjërat që patëm,
dëshirat e fshehta do pingërojnë si zogj.
Po ne ku ta dimë gjuhën e zogjve?!
Një lutje të vetme e përgjojmë të dy –
Unë: të më ndalosh
Ti: të ndaloj
Lutja s’duket gjëkundi
ia ndijmë vetëm ushtimën përcëlluese përbrenda.
Unë iki
pa e përplasur derën si në filma.
Ky muzg s’ka për të aguar,
po ti mos e mbyll me lloz atë shëmtaraqkë,
do të jemi larg sa një e shtyrë dere
dhe e di se s’kam për të ardhur më.
ObserverKult
Lexo edhe:
VJOLLCË BERISHA: MAMA, TI PO FLE
Mama, ti po fle,
Sa gjëra të trishta më bien ndërmend.
Kjo botë ka funde.
Kur ti ndjek ëndrrat,
Unë jam një flutur nën shi.
Jam emri tjetër i asgjësë…
S’ka mundësi ta kesh harruar:
Edhe e vogël kur qeshë,
Të lusja të mos flije
Para se gjumi të më vidhte mua.
Karriget në errësirë
S’më ngjanin me gogolë,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult