Vjosa Osmani: Veprat e Luan Mulliqit do të mbeten trashëgimi e jona…

Luan Mulliqi

Me rastin e vdekjes së skulptorit të njohur Luan Mulliqi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e gjithë komunitetit kulturor, derisa theksoi se veprat e të ndjerit do të mbesin si trashëgimi e jona.

“Veprat e Mulliqit do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij. Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar.

Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentes Osmani./ObserverKult

————–

Petrit Ruka

Lexo edhe:

PETRIT RUKA: BALADË PENSIONISTËSH

Poezi nga Petrit Ruka

Në lagjen tjetër, një kafe e hidhur,
Kushton dhjetë lekë më pak,
Të tre bastunët e tyre drejt saj…
Trak – trak, trak- trak, trak-trak.

Pas tyre unë me qyqet në gjak…

Sa e gjatë kjo rrugë për gjunjët e lodhur,
(Më “i riu” me valvul në zemër,)
Të dobët sa qesja e ilaçeve në xhep
I anon dhe ecja merr shtrembër.

Pas tyre unë me shpirtin në thembër…

Të pestë me rrobat të blera tek “Gabi”
“Republikën” e mbajnë mbi kokë,
Mbi kapelen e tyre qiejtë shqiptarë
Rënkojnë po s’dëgjohen në tokë…

Të pestë të ulur me kafen e lirë
Nga ajo që vjen era baltë,
I thonë sho-shokut do bëhet më mirë,
Se boll vuajtëm. Mjaft!

Pas tyre unë… dhe kafja që pi-
Tri gllënjka me naftë.

Ai që ka radhën sot të paguajë,
Numëron në xhep monedhat me dorë,
Dalin a s’dalin, dreqi e marrtë,
në shpinë i bie borë…

Pas tyre rrak-shtrak,… rrak-shtrak,
poeti i gjorë…

Të lumtur ngrihen …Dhe sot u panë,
Si dihet gjer nesër fatit “pa faj”…
Pas tyre këngën e mykur në grykë
E lidh komb të mos qaj…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult