Vlashent Sata: Sot imitohen modele të gabuara që nuk i duhen as dreqit

Kantautori Vlashent Sata tha në një intervistë për “Summer Cube” në Euronews Albania se sot imitohen modele të gabuara që siç u shpreh artisti “nuk i duhen as dreqit”.

Sipas tij festivali Za Fest do të jetë një aktivitet në të cilin, të rinjtë dhe jo vetëm do të marrin shembullin e duhur se si duhet bërë art i mirë dhe motivimin për të mos u larguar nga vendi, por për të besuar se këtu mund të bëjnë gjëra të mëdha.

“Za Festi tenton si festival, si organizim, si event, si ngjarje, të takojë njerëzit që si kjo e ardhmja jonë e bazuar në të shkuarën dhe me motor të ardhmen, si mund të bëhet një vend më i mirë që njerëzit mos të kenë të vetmen alternativë largimin. Jo vetëm për të rinjtë, por të gjithë njerëzit në Shqipëri hasin problematika dhe unë mendoj se ne kemi nevojë pikërisht për këtë, për figura të suksesshme,” – u shpreh Sata.

Sata foli dhe rreth Za Fest, festival ky i cili tenton çdo vit të jetë sa më autentik dhe Sata si organizator shprehet se vlerat shqiptare janë gjithnjë në fokus të çdo edicioni./euronews.al

ObserverKult


vlashent sata

Lexo edhe:

KËNGË E RE NGA VLASHENT SATA: FRYMË (TEKSTI DHE VIDEO)

Me pas ditë se ish’ kènë
i fundit përqafim
t’kisha rrok’ pak ma shumë,
pak ma shumë,
pambarim.

Me pas ditë se ish kènë
e fundit puthja jote n’ ballë,
S’kisha lujtë,
skisha bza,
i vogël isha ba…
Thu s’ kisha ni kaq shumë mall, sot…

Këngën e plotë e gjeni KËTU