10 poezi të poetëve shqiptarë përkthyer nga Vlora Konushevci janë botuar në revistën letrare, “The AutoEthnographer“.
“Përpjekjet për promovimin e poetëve tanë në botën anglishtfolëse nuk shkojnë huq. 10 poetë dhe 10 poezi të përkthyme prej meje botohen në revistën letrare “The AutoEthongrapher”! Poetët: Halil Matoshi, Dije Demiri Frangu, Ilire Zajmi, Blerina Rogova Gaxha, Ardita Jatru, Enkeleida Ristani, Manjola Brahaj, Nora Prekazi, Ardiana Prishtina & Vlora Ademi. Urime poetëve!” , shkruan Konushevci, në profilin e saj në Facebook.
Halil Matoshi, Dije Demiri Frangu, Ilire Zajmi, Blerina Rogova Gaxha, Ardita Jatru, Enkeleida Ristani, Manjola Brahaj, Nora Prekazi, Ardiana Prishtina & Vlora Ademi, prezentohen me nga një poezi në revistën e njohur.
“The AutoEthnographer”, është revistë letrare dhe artistike amerikane e vlerësuar me shumë çmime letrare, e cila i kushtohet paraqitjes së anës krijuese të autoetnografisë, një metodë e kërkimit cilësor që bashkon autobiografinë dhe etnografinë duke përdorur përvojën e jetuar si dëshmi për t`i eksploruar dukuritë kulturore.
“Revista eshtë anëtare e shumë shoqatave ndër tjera edhe e CLUMP (Komuniteti i revistave letrare dhe shtypit letrar), komunitet i qindra botuesve letrar, dhe krijimet e saj janë nominuar ndër të tjera për “Pen America” dhe “Pushcart Prize””, shkruan Konushevci.
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRKTHIMET E VLORA KONUSHEVCIT PUBLIKOHEN NË REVISTËN PRESTIGJIOZE AMERIKANE “THE COMMON”
Përkthimet e Vlora Konushevcit të tri poezive nga gjuha shqipe në gjuhën angleze, të poeteve shqiptare, janë botuar në revistën prestigjioze amerikane “The Common”. Poezitë “Dashnisë së nji nate” të Donika Dabishevcit, “Thasë” të Blerina Rogova Gaxhas dhe “Produktet Ballkanike” të Vlora Konushevcit flasin anglisht në këtë numër të revistës.
Tekstin e plotë e gjeni KETU