
Të premten mbrëma, Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë do të shfaqë premierën e shfaqjes “Vojçeku”, një krijim i regjisores Zana Hoxha. Kjo shfaqje e re është e para për këtë vit dhe trajton një tematikë të thellë dhe prekëse që i referohet vuajtjes njerëzore dhe padrejtësive shoqërore të ushqyera nga maskuliniteti toksik.
Një nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore “Vojçeku” është e bazuar në dramën origjinale të Georg Büchner dhe në adaptimin e Jack Thorne (një prej dramaturgëve anglez më të inskenuar momentalisht).
Shfaqja “Vojçeku” është një portret i fuqishëm dhe thellësisht emocional i vuajtjes njerëzore dhe efektit shkatërrues të padrejtësive shoqërore të ushqyera nga maskuliniteti toksik. Historia e vendosur në Berlinin e vitit 1981 pasqyron një realitet të dhimbshëm dhe brutal ku kufijtë midis dëshpërimit, dashurisë dhe çmendurisë, zhduken.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari dhe Eden Kastrati. Të gjithë janë të ftuar të përjetojnë një histori emocionuese dhe tronditëse për shoqërinë dhe individët që përballen me padrejtësitë./rtklive
ObserverKult
Lexo edhe:
A MUNDET NJERIU TË URREJË TË VËRTETËN? JA ÇFARË THOSHTE D’AKUINI…