Alec Baldwin foli për herë të parë me gazetarët pas episodit tragjik, ku vrau në sheshxhirim drejtoreshën e fotografisë së filmit “Rust”.
Aktori theksoi se është pro masave shtrënguese mbi përdorimin e armëve në sheshxhirimet e filmave. Për të rritur sigurinë e punonjësve.
“Çfarë doni të dini? Një grua vdiq, ishte mikesha ime. Kur shkova në Santa Fe për të nisur xhirimet, hëngra darkë me të dhe me regjisorin. Ishim një ekip që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ndodhi ishte e tmerrshme”, tha Baldwin. Ndërkohë që gruaja e tij regjistronte me celular gazetarët e grumbulluar, transmeton ‘a2news.com’.
Aktori theksoi se është urdhëruar nga autoritetet që të mos flasë për detajet e ngjarjes, pasi hetimi është në zhvillim e sipër, por shtoi se me policët flet çdo ditë për të sqaruar incidentin që çoi në vdekjen e 42-vjeçares Halyna Hutchins.
Më tej, ai e quajti incidentin si një episod që ndodh një herë në një trilion: “Në sheshxhirim ndodhin aksidente, por rrallë si ky. Kjo ndodh një në një trilion”.
—————————————————————
LEXO EDHE: ÇFARË DO TË NDODH ME ALEC BALDWIN, FLET POLICIA
Zyrtarë policorë në Santa Fe kanë deklaruar se është ende herët që të ngrihen akuza në lidhje me vrasjen aksidentale të drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve për filmin “Rust”.
Policia e Shtetit ku po zhvilloheshin xhirimet e filmit, ka mbajtur të mërkurën një konferencë për media. Ku ka folur lidhur me ngjarjen tragjike të disa ditëve më parë, në xhirimet që po kryheshin në New Mexico.
“Mendoj se faktet janë të qarta, një armë po mbahej nga Alec Baldwin. Arma ishte funksionale dhe gjuajti duke lënë të vrarë Huchinsin, dhe të plagosur Souzan”, ka thënë sherifi i Qarkut, Adam Mendoza.
Ai ka thënë se mbetet e paqartë se përse kishte edhe municion tjetër në setin e xhirimit. Duke thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU