Vrau një person dhe plagosi një tjetër: Aktori i njohur tregon vendimin që ka marrë

Ngjarja e rëndë që tronditi Hollywood-in pak ditë më parë, ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht një person dhe plagosi një tjetër në xhirimet e filmit “Rust”, ka bërë që aktori të marrë një vendim drastik për sa i përket karrierës së tij.

Drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins mbeti e vrarë ndërsa regjisori Joel Souza u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë aktori ka anuluar projektet e reja pas tragjedisë në sheshxhirim.

Burime për revistën “People” janë shprehur: “Kështu ai i trajton kohët e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe, në një afat të shkurtër, ai largohet nga sytë e publikut”.

“Ai ishte i pangushëllueshëm për orë të tëra pas të shtënave. Të gjithë e dinë se ky ishte një aksident, por ai është absolutisht i shkatërruar.”

Baldwin reagoi duke thënë se nuk kishte fjalë për të përshkruar ngjarjen e rëndë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik. Që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht”, transmeton ‘gazetametro’.

“Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi. Dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”, tha ai.

——————————————————————————-

LEXO EDHE: TRAGJEDI NË XHIRIMET E FILMIT, VRITET NJË KINEASTE DHE PLAGOSET REGJIZORI

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico, thanë të enjten oficerët e zbatimit të ligjit amerikan…

Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një western të shekullit të 19-të…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU