Rahul Vohra, aktori i njohur indian ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19. Këtë lajm e konfirmoi bashkëshortja e tij, e cila ndau një video të aktorit teksa ai kritikonte cilësinë e kujdesit mjekësor.
Vohra u bë mjaft i njohur në rrjetet sociale ku videot e shkurtra komike të aktori kanë grumbulluar dhjetëra miliona shikime në “Facebook” dhe “YouTube”.
Së fundmi, partnerja ka ndarë videon e fundit të Vohra-s në spital, ku i revoltuar fliste mbi shërbimin në spital.
“Ky (oksigjeni) është jashtëzakonisht i vlefshëm tani. Ju përpiqeni të thërrisni shoqëruesin, por ata nuk vijnë. Ata vijnë brenda një ore ose më shumë, dhe ju duhet të menaxhoni disi veten në mungesë të tyre”, tha ai.
Në postimin e tij të fundit në Facebook, aktori shtoi: “Unë do të kisha jetuar po të kisha marrë një trajtim më të mirë. I juaji, Rahul Vohra”, para se të etiketonte kryeministrin indian Narendra Modi në Facebook.
India është në mes të një vale shkatërruese të dytë të Covid-19, duke regjistruar mbi 300,000 infeksione të reja çdo ditë. Më 7 maj, vendi regjistroi një rekord global 414,188 raste të reja.
Më shumë se 246,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë. /Faxweb