Vushtrria mban Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare”

Vushtrria mbajti Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri tha se është “kënaqësi të shohësh poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare teksa vallëzojnë”.

Postimi i plotë:

Vushtrria mban Festivalin “Takimet e Poeteshave Shqiptare Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”

Në Vushtrri është mbajtur Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të. Në këtë edicioni të Takimit të Poeteshave Shqiptarë i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Drejtoresha e kulturës, Arta Ismajli, artistë dhe figura të shquara të qytetit të Vushtrrisë si dhe 21 poete të përzgjedhura nga juria profesionale.

Çmimin e parë në Festivalin“Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të e mori poezia me titulin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj.

Çmimin e dytë e fitoi poezia “Epitaf” nga Valmire Sylejmani. Çmimin e tretë poezia “Ringjallje” nga Margarita Bardhi dhe çmimin “Debutuesja e Festivalit” e mori Aurora Salihu.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se është kënaqësi që ti presim poeteshat nga të gjitha trojet Shqiptare në qytetin e vjetër të Vicianës antike, në qytetin e Hasan Prishtinës e Ahmet Krasniqit.

“Historia e lashtë e Vicianës antike bashkë me poezitë tuaj ndër vite kanë stërndërtuar bashkë një identitet të veçantë të papërseritshëm për të gjitha qytetet shqiptare duke organizuar këtu në Vushtrri ‘Takimin e Poeteshave Shqiptare’”, tha Tahiri.

“Takimet e Poeteshave Shqiptare” është festival i cili promovon vlera kulturore, letrare, dhe i vetmi i tillë në trevat shqiptare.

——————————————————————————————-

LEXO EDHE: “SOFAT”, FESTIVALI QË GJALLËROI JETËN RURALE TË LIBOHOVËS

Sofat” festivali kushtuar pasurisë kulturore të jetës rurale mblodhi vizitorë të shumtë gjatë fundjavës që lamë pas. Në fshatin Libohovë të Gjirokastrës.

Ky festival i kthyer tashmë në traditë solli përgjatë dy ditëve. Vlerat e larmishme të zonës së Asim Zenelit, Libohovës e në përgjithësi qarkut të Gjirokastrës.

Banorët e zonës, por edhe vizitorë të shumtë patën mundësi të vizitojnë. Baxho e ferma kuajsh të gatuajnë me njerëzit e zonës. Dhe mbi të gjitha shijuan tingujt e muzikës moderne dhe popullore.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU