Duke shikuar yjet, jam i ndërgjegjshëm
se për aq sa vlej për to, mund të shkoj në ferr,
por në tokë, indiferenca është më e pakta,
duhet të kemi më shumë frikë nga njeriu apo kafsha.
Si do të donim ne që yjet të shkëlqejnë
me një pasion për ne që s’mund t’ua kthejmë?
Nëse dashuri të barabartë s’mund të ketë,
atëhere ai që jep më shumë, unë le të jem.
Admirues siç mendoj se jam
i yjeve që kokën s’e çajnë,
Nuk mundem, tani i shoh ato, dhe mendoj,
më ka munguar një tmerrësisht ditën që shkoi.
A zhduken yjet apo vdesin ndonjëherë,
duhet të mësohem ta shoh të zbrazët qiellin,
dhe të ndjej madhështinë e errësirës së plotë
megjithëse do të më duhet ende edhe pak kohë.
Përktheu: Kujtim Morina