reklamë

“WALL NOT I”, ligjëratë performative dhe videoinstalacion në “Burgun e Idealit” në Prishtinë

Mbrëmë në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit u mbajt Ligjërata performative e ndërthurur me një videoinstalacion, e cila solli botën e mendimit becketian në mënyrën më të vecantë. Një za sa artistik po aq teorik, që përfshiu një ligjëratë të organizuar në formë të një përthyerje me pyetje dilemash dhe të shoqëruar me projektim imazhi – videoinstalacion nga bota e Becketit të realizuara në kohë dhe hapësira të ndryshme. Projekti është punë e përbashkët e autorit/përkthyesit 𝐈𝐝𝐥𝐢𝐫 𝐀𝐳𝐢𝐳𝐚𝐣 dhe artistit 𝐌𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚. Është pjesë e një cikli të gjatë eventesh, që e kanë vënë në përdorim këtë ndërtesë të ndryrjes si hapësirë performative, për të ofruar forma të ndryshme të nocionit të kujtesës, rezistencës dhe ndërgjegjes. WALL NOT I, këtë herë frymëzohet nga vepra e Samuel Beckett. Koncepti i këtij eventi i referohet drejtpërdrejtë dy tipareve thelbësorë të autorit Nobelist: përdorimi nga ana e tij e hapësirave të mbyllura, të ngushta e trysnuese, si dhe nxjerra në pah e personazheve të keqtrajtuar, simbole të pafuqisë, por dhe të rezistencës ndaj kohës dhe vdekjes. “Asgjë nuk vdes krejt, e përfundimisht te Becketti. I tillë është dhe shpjegimi që i ka bërë ai, në ato të pakta raste kur ka denjuar ta shpjegojë veprën e vet”, tha në fillim Azizi.

Eventi paraqet një lidhje reciproke mes veprës së Beckett dhe “Burgu i Idealit” si entitet bartës i rrëfimeve të ndryrjes, së mungesës së lirisë dhe të rezistencës njerëzore. Ai e prekë sidomos raportin trup-hapësirë-memorie-rrëfim. “Në këtë burg, ku si çdo vend të ndryrjes e izolimit, e të hepimit, sado ngalakaq të shpresës, bubrrojnë kryesisht veç dy objekte: Trupi e Zëri. Zëri objekt ? Po, sepse në hapësira të kufizuara, shtrënguese, në ato të privimit të lirisë, e të kufizimit të aktivitetit njerëzor, Zëri mbetet objekti më sublim. Zëri i artikuluar, e sidomos ai i brendshëm. Ky i fundit, mbetet ndoshta burim i vetëm për mbijtesë, kujtesë e rezistencë. E vendosëm veprën e Beckettit në këtë burg, tashmë të shndërruar në hapësirë përformative e artistike, sepse është ky autori tipik i hapësirave të mbyllura, të kufizuara, closed spaces”, shtjelloi më tutje Azizaj.

Ky event përfshinte një ligjëratë mbi thelbin e veprës së Beckettit, projektim imazhi dhe videoinstalacion me lëndë të bazuara te ajo vepër e të frymëzuara prej saj, duke i vënë në një kuadër sa më vendor.
Instalacioni i Berishës kishte vuar në pah shumë foto nga arti becketian sikurse edhe disa inserte të shfaqjeve të tij në teatrot tona apo edhe në filmat tanë të shkurtë ku dalloheshin veprat e Alban Beqirit dhe perfomanca artistike e aktorit Afrim Muçaj.

Në fund Idlir Azizaj ndau një pjesë të kohës për një debatim me publikun për “gjeniun sui generis” sic e quajti Becketin ai. “Becketi nuk është e thëen të shikohet si një njësh, ai mund të vendoset në mes të shume autorëve të cilët nuk është e thënë t’i kundrojmë vetëm nga aspekti i absurdit, I ekzestencializmit, por edhe të qenies apo të mbijetimit njerëzor, sic, e kanë bërë Kamy, Jonesko, Kafka apo edhe Sartri dhe Heidergeri”, pohoi Azizaj duke e bërë një natë prishtinase tipike beckettiane, në hapësirat që bartin absurdin totalitar të një kohë, sic është burgu./ Afrim Demiri