“Nëse nuk më gjen menjëherë, mos u dekurajo, nëse nuk më gjen në një vend, më kërko në një vend tjetër, diku kam ndaluar dhe po të pres”./Walt Whitman.
Walt Whitman, poeti, shkrimtari, infermieri dhe gazetari amerikan lindi më 31 maj 1819 dhe vdiq më 26 mars 1892. Whitman vuajti censurën dhe mori kritika të ashpra për librin “Fije bari”, pasi seksualiteti i shfaqur qartazi në vargjet e tij, nuk u prit mirë asokohe.
Çfarë paradoksi! Të gjithë filluan ta nderojnë Walt Whitmanin, kur poetin e kishte leqendisur paraliza.
Moskuptimi, akuzat për lapërdhi, urdhërimi për shkarkim, pas disa muajsh, në 1865, nga sekretari fanatik i brendshëm, senatori James Harlan. Mjekra e bardhë e stërmadhe, gjestet, i dhanë Whitmanin një profil homerik, një thellësi e pashprehur.
Paraliza, që e goditi në 1873, e justifikoi disi dhe e shndërroi në shenjtor, qendër të identitetit kombëtar, kurse shtëpia në Camden, Nju Xhersi – fillimisht mysafir i të vëllait George, më pas në “28 Mickle Street” – kërthiza e botës, streha e të dëbuarve, pre e bisedimeve ekstreme, një Eden në restaurim, transmeton ‘konica.al’.
Nga ana tjetër, shkruante Harold Bloom: “Whitman është në të njëjtën kohë Adami dhe Krishti, Adami i Vjetër dhe i Ri… është e vështirë të vazhdosh me Whitman-in: ai vazhdimisht na rri përbri dhe na tejkalon…
Asnjë amerikan tjetër, si ai, nuk është poet universal, i cili i mbijeton përkthimeve dhe rishikimeve radikale”. Ndërkohë, koleksioni legjendar “Fije bari”, i botuar në 1855, në Angli harlisja e poetit vlerësohej më shumë se në shtëpi, “por, kurrë nuk jam penduar për udhëtimin tim solo”.
Në 1882, edhe Oscar Wilde zbarkoi në Camden: shtypi ishte në delir: “Unë mendoj se z.Whitman është një nga njerëzit më të mrekullueshëm dhe më energjik që ka jetuar ndonjëherë. Ai është pa dyshim, njeriu më modest dhe më i fuqishëm që kam takuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Ekscentrik. Nuk është. E pamundur të gjykosh njerëzit e mëdhenj, me metrin e fjalëve banale”, tha Wilde.
Wilde e quajti atë “njeri i nderuar”; ia zgjidhi mjekrën, preferuan verën. Esteti mbeti i mahnitur nga shtëpia e matur dhe e vrazhdë në të cilën jetonte poeti.
Varfëria, një konstante në jetën e Whitman-it, kishte tipare diellore. […] Witman ishte një ekspert. Një nxënësi i tij, Carl Sadakichi Hartmann, shkroi një kujtim të paharrueshëm: “Biseda me Walt Whitman”, të realizuara gjatë gjithë jetës. Së fundi, “Kritikat, abuzimet, shpifjet që e kishin munduar. I mbuloi heshtja; erdhën të gjithë ta uronin, ta mbulonin me lëvdata.
Dhe i madhi shikoi përreth, i habitur, u ndje i devotshëm, i mëshirshëm, i fali të gjithë…”. Fjalët e fundit nga Whitman ishin: “Tani është me re, ndoshta do të kalojë” – që nxënësi e përshkruan “si një ditë vere përgjatë fushave, jashtë ose në oqean”.
Pamatësia ishte karizma e poetit, një trazim shkëndijash, që të pret buzët dhe i shndërron në një masë amuletesh. Whitman ishte ati i vargjeve të lira. Madje konsiderohet një nga shkrimtarët amerikanë më me ndikim ndonjëherë.
Poezitë e tij përcillnin pasion, eufori dhe gëzim, flisnin për dashurinë, seksualitetin, natyrën dhe entuziazmin për jetën.
Mbi të gjitha, ai ishte një humanist, që besonte te liria dhe, me trashëgiminë e tij poetike, frymëzoi jo pak breza.
Walt Whitman qe në gjendje të na jepte vepra unike e të jashtëzakonshme. Që kanë shënuar përgjithmonë historinë e letërsisë. Ai krijoi një poezi të re, për një popull të ri, por fare pak e kuptuan./Konica.al
Lexo edhe:
WALT WHITMAN: LARGOJE ATË QË FYEN SHPIRTIT TËND…
ObserverKult