Warner Bros do të nxjerrë të gjithë filmat e 2021 në HBO Max dhe në kinema në të njëjtën ditë. Studioja më parë njoftoi se do të shfaqë “Wonder Woman 1984” në platformën e saj streaming dhe në kinema ditën e Krishtlindjes.
Të gjithë filmat e vitit 2021, përfshirë Dune dhe The Matrix 4, do të shfaqen në internet në të njëjtën ditë kur ata shfaqen në kinema.
Kjo masë ka ardhur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku industria e kinemasë është më e goditura për shkak të mbylljes.
Warner Bros tha se ky plan njëvjeçar ishte në përgjigje të “kohërave të papara” të shpërthimit të koronavirusit, por kinematë me shumë salla janë të shqetësuara për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.
Ata janë tronditur nga një sërë vonesash në filmat e profilit të lartë në vitin 2020, duke përfshirë edhe më të fundit në ekskluzivitetet e njohura si Marvel dhe James Bond./rtklive