Werner Lambersy: Mos keni frikë…

Mos keni frikë
Botës
Nuk do t’i mungojnë kurrë
Poezitë

Realitetit do t’i mungoj
Ndoshta realiteti

Dashurisë do t’i mungoj
Dashuria

Vdekjes me gjasë
Vdekja

Emocionet i mungojnë
Makinave

Kushedi nëse i mungon
Tashmë
Shpirti shpirtërave

Por mos dyshoni  
Botës
Nuk do t’i mungoj kurrë
Poezia

Përktheu: Çlirim Lazaj