Whang Od Oggay, 102-vjeçarja e artit të tatuazheve

Rrethuar nga tarasa kodrash orizi e me peisazh mahnitës, fshati i Buscalanit është shtëpia e 200 ose më shumë familjeve.
Ndodhet rreth 15 orë udhëtim me makinë larg Manila-s në Filipine dhe pavarësisht se është një provincë e vogël dhe e panjohur, me mijëra turistë e vizitojnë çdo ditë.
Shkaku është Whang Od Oggay, mjeshtrja më e vjetër e metodës mambabatok të tatuazheve.

Ajo është rreth 102 vjeçe dhe ka performuar artin e tatuazheve me thumb që kur ishte 15. Whang ndjek rregullat e vjetra dhe përdor vetëm pak mjete: një thumb nga pema e pomelos, një shkop bambuje, qymyr nga një kazan i përdorur dhe ujë. Kaq.

Me përqëndrim e durim, ajo vizaton me qymyr të njomë dizenjon e preferuar. Pastaj me goditje të vogla, i mëshon bojës në lëkurë me thumb, deri sa të gjakoset. Me këtë teknikë të thjeshtë, Whang krijon tatuazhe gjeometrike, të thjeshta dhe pa dhimbjen që shkaktojnë tatuazhet moderne./ ObserverKult