“World on Fire” përballë polakët me historinë e tyre të luftës

Mbrëmjen e së shtunës, një numër i madh entuziastësh ka përcjellë parapremierën e dramës me shtatë pjesë të BBC-së “World on Fire” në një qendër të komunitetit polak në perëndim të Londrës.

Pas dekadash pritjesh që të shohin historinë e Luftës së Dytë Botërore të vendit të tyre, polakët londinezë u mblodhën për të parë nëse producentët kishin qëndruar besnikë ndaj historisë.

Qendra – e njohur si “Posk” – akronimi polak – u ndërtua në vitet ‘70 nga dhurimet e bëra nga një brez i polakëve që kishin përjetuar vetë luftën, kjo e bënë një mjedis të përshtatshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Edhe pse e ndërtuar vonë, mbetet një pikë takimi për polakët në Britani, dhe zhvillon një program të ngjeshur me ngjarje kulturore, një qendër që po ndihmon komunitetin për t’u përgatitur për Brexit. Ajo gjithashtu ofron “pierogi” (ushqim polak) më të mirë në Londër.

Shumë nga ata që ishin në audiencë për episodin e parë ishin të afërm të rreth 175 mijë polakëve që u vendosën në Britani të Madhe gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Wiktor Moszczyński, kryetari i Shoqatës së Miqve të Veteranëve Polakë, i di historitë e tyre më mirë se shumica. I lindur në Londër, një vit pas luftës, ai është një aktivist i palodhur për përfshirje me të madhe në narracionin historik edhe të polakëve, dhe organizator i Ditës së dëshmorëve dhe marshit deri te memoriali i dëshmorëve.

“Për ata pak veteranë të mbetur, shikimi i filmave gjoja realist që paraqesin luftën nuk është kurrë e lehtë, pasi që të kujtuarit e asaj që ka ndodhur në të vërtetë është e dhimbshme dhe e tmerrshme”, thotë ai.

Por derisa Moszczyński thotë se “polakët mund të jenë shumë pedantë në lidhje me historinë e tyre” dhe zgjedh disa gabime të vogla në “World on Fire”, ai përfundon se audienca polake “pa dyshim që do të marrë ndonjë kënaqësi në mënyrën se si tregohet përvoja e tmerrshme e Polonisë dhe ndjenja e tradhtisë nga Britania”.

Ai ka të drejtë: 80 vjet më vonë ngjarjet e vitit 1939 luajnë ende një rol në mënyrën se si polakët e shohin Britaninë. Kur në vitin 2017 të dyja vendet nënshkruan një traktat mbrojtjeje dhe sigurie para Brexitit, disa komentatorë kujtuan me cinizëm se ata e kishin bërë këtë edhe disa ditë para shpërthimit të luftës, me pak efekt.

Në librin e tij të fundit “Së pari për të luftuar: Lufta polake 1939”, historiani britanik Roger Moorhouse pranon se Polonia u la e vetme nga Britania dhe Franca, dhe argumenton se javëve të para të luftës nuk u është dhënë vëmendja që ato meritojnë nga Britania e Madhe. “Unë nuk e shikoj historinë në televizion, sepse zakonisht është e tmerrshme”, paralajmëron ai, duke bërë shaka, kur u takuam për të diskutuar për “World on Fire”. Ai ka bërë një përjashtim këtë herë.

Shpjegon se seria e BBC-së – megjithëse nuk është e lirë nga pasaktësitë – siguron një “kundërpeshë të dobishme ndaj paraqitjes tradicionale mbi rolin e polakëve gjatë gjithë luftës”.

“Historia e 1939 është parë tradicionalisht përmes një lente shumë anglocentrike, ndërsa polakët që vdesin në luftën e tyre kundër pushtimit gjerman dhe sovjetik, reduktohen në një fusnotë”, thotë ai.

Moorhouse përmend në veçanti dokumentarin “The World at War” e realizuar nga “Thames TV” në viteve 1970, i cili, përgjatë 26 episodeve të gjata me orë, nuk paraqiti asnjë intervistë me një polak.

“Është absurde: prodhuesit ishin të gatshëm të fluturonin për në Moskë për të intervistuar [Gjeneralin Sovjetik] George Zhukov ose në Heidelberg për të takuar Albert Speer [aleatin e Hitlerit], por ata nuk morën trenin deri në Edinburg për të folur me gjeneralin polak Stanisław Maczek, i cili u vendos në Britani pas çlirimit të Belgjikës dhe Holandës”.

Historiani vuri në dukje se, për ironi në serinë që përpiqet të vërë rekord, prodhuesit e “World on Fire” nuk arritën të shmangnin përsëritjen e disa frazave propagandistike, naziste dhe sovjetike që kanë përfshirë mënyrën e paraqitjes së luftës polake.

“Në episodin e parë ekziston një linjë që polakët kishin vetëm biçikleta kundër tankeve, që është marrëzi dhe zhurmë në mitet e vjetra të propagandës naziste të përhapura për të tallur polakët”, thotë ai. “Fakti që në vitin 2019 ne jemi akoma duke i përsëritur këto tregime nga viti 1939 është qesharake”.

Një tjetër tipar tërheqës i “World on Fire” është një kastë e njohur aktorësh polakë që flasin një polonishte që përkthehet me titra, diçka që shton vërtetësinë e tregimit. Dr Joanna Rydzewska nga universiteti “Swansea”, e cila studion përfaqësimin e polakëve në kinemanë britanike, shpreson se kjo është një shenjë që prodhuesit e filmave janë duke u bërë më të hapur për të përfshirë zëra evropianë.

“Me gjithë vendosjen historike, seriali gjithashtu eksploron identitetin bashkëkohor britanik dhe si ai po përkufizohet nga prania e polakëve dhe emigrantëve të tjerë”, thotë ajo, duke treguar martesën britanike-polake midis Harry dhe Kasia, dhe historinë e vëllait me të vogël të Kasias, Janit, i cili ishte transportuar në Britani si fëmijë refugjatë, diçka që tërheq një paralele me përvojën e refugjatëve hebrenj dhe së fundmi nga Siria.

Sidoqoftë, Rydzewska argumenton se ka “pak diversitet në përfaqësimin e polakëve në kinemanë e Mbretërisë së Bashkuar”. Shumë shpesh, thotë ajo, personazhet janë stereotipa – ushtari heroik, kriminelët, prostitutat ose punëtorët emigrantë të arsimuar dobët. Ajo thotë se një pikë kthese do të vijë vetëm kur një personazh polak shkruhet në kundërshtim me stereotipa të tilla dhe i jepet një rol udhëheqës në një dramë të profilit të lartë britanik.

Ngjashëm me të mendon Edyta Budnik, e cila paraqiti në një episod në serinë e BBC-së “Killing Eve”. Luan të dashurën e droguar polake të një politikani vrasës rus.

Duke jetuar në Londër për 14 vjet tani, Budnik flet hapur për shqetësimet e saj në lidhje me rolet dhe eksperiencat e aktorëve nga Evropa Lindore. “Mjerisht, pothuajse të gjitha rolet që unë kam marrë janë të pastruesve, prostitutave ose emigrantëve që mezi flasin anglisht”, thotë ajo.

“Nuk jam i sigurt se nga vjen kjo. Është sikur skenaristët nuk mund të pranojnë faktin që polakët ose rumunët mund të portretizohen si njerëz normalë; se ka mjekë, avokatë polakë dhe të tjerë që mund të luajnë role udhëheqëse”.

Sidoqoftë, thotë Budnik, ka pasur lëvizje pozitive në këtë drejtim në botën e teatrit. Ajo ka përmendur punën e saj të fundit me “Middle Child Theatre” në Hull, e cila ka organizuar një shfaqje në të cilën popullsia polake e qytetit është paraqitur gjerësisht, me pjesë të mëdha të tekstit të shkruara në polonisht.

Ndërkohë mund të kalojë një kohë derisa më shumë histori bashkëkohore polake të arrijnë ekranin e madh, “World on Fire” pati sukses me audiencën polake. Dy të tretat i dhanë pesë yje, me një fjalë që vazhdimisht përsëritej: “Më në fund”.

Jakub Krupa është një gazetar polak dhe themelues i kinemasë së komunitetit polak në “Posk”, ku është edhe anëtar i bordit. “World on Fire” vazhdon të dielën mbrëma në BBC One.