Xhabir Ahmeti shkruan për vdekjen e Silvana Bajçinovcit: Iku edhe një figurë e Teatrit shqiptar të Shkupit

Nga Xhabir Ahmeti

Iku një figurë e dalluar e Teatrit shqiptar në Shkup, një aktore që dha kontribut të madh në përpjekjet e suksesshme të këtij teatri që të dëshmojë potencialin krijues të artistëve shqiptarë.

Ishin vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë kur anija e lodhur e quajtur Jugosllavi nisi t’i ndjejë goditjet e valëve të fuqishme që kërkonin liri për popullin tonë.

Në ato kohë Silvana (Bajçinovci) shkëlqeu si aktore e re dhe mori një pjesë të madhe të barrës së aktrimit të femrës në teatrin tonë.

Besoj se aktorët e rinj do të kujdesen që emri i saj të ruhet në kujtesën e kësaj shtëpie të rëndësishme shqiptare dhe në kujtesën tonë kolektive. Ajo e meritoi këtë kujdes.

ObserverKult


nga xhabir ahmeti

Lexo edhe:

TREGIM NGA XHABIR AHMETI: EMIRA

Nga Xhabir Ahmeti

Quhej Emirë. Fqinjët thoshin se emri nuk i përgjigjet karakterit të saj. Ndoshta ishin xhelozë. Jo ndoshta, po ishin. Emira i kish sytë e kaltër, si sahati i hoxhës, një qafë të gjatë me lëkurë të njomë, thuajse të tejdukshme.

Mund të thuhet lirisht se uji i dukej si i rrjedh teposhtë fytit të saj të ri. Kishte një fytyrë engjëllore që në shikim të parë të bënte për vete, kurse në faqen e majtë gjithmonë i bëhej një birë si pipth trëndafili kur buzëqeshte, duke i zbuluar kështu dhëmbët e bardhë si inxhi.
Nuk kishte burrë i cili nuk digjej pas saj. Ajo ua kthente shpinën të gjithëve.

“Emirë, moj, ditët shkojnë, rrudhat vijnë”, i bënin vërejtje motrat e saj që ishin bërë shtëpi me plot fëmijë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR SHQIPTARE, SILVANA BAJÇINOVCI

Aktorja e njohur e Teatrit të Shkupit, Silvana Bajçinovci, u nda nga jeta, ndërsa do të ngelet në kujtimet e atyre që e kanë parë të luaj në skenën e teatrit. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka kumtuar edhe teatri amë.

E ndjera ka lindur në Stari Tërg të Mitrovicës, në vitin 1955 ku e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Qysh si e vogël ka…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult