
Lamtumirat s’thuhen me za, poezi nga Xhabir Tabaku
Nuk të thashë lamtumirë,
ashtu duhej,
lamtumirat s’thuhen me za,
nuk thuhen;
sall përjetohen në largim.
Lamtumirat nuk janë funebra,
jan’ gugatje kumrishë
shpirt thyeme
që këndojnë pa ndalë
kangë vetmie.
Do s’dijnë me thanë lamtumirë
dhe vuajnë.
ObserverKult
Lexo edhe:
Bardhyl Zaimi: Gjithnjë i kam pasur zët lamtumirat

Çdo lëvizje është një përgjigje për të
Më lexon me hermetikë dashurie
Deri në qelizat më të imta të shpirtit
Dhe ashtu thotë : Përmendësh të njoh
Di një libër mirë të lexuar”
Kur grindemi dhe udhë si lëshojmë njëri-tjetrit
Hidhërimi si një mace kotet në dysheme
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult