Regjisori irlandez Mark Cousins në dokumentarin e titulluar “Women Make Film” (Gratë bëjnë film) ka përgjedhur regjisoret nga e gjithë bota të cilat kanë bërë filma të suksesshëm Ai ka përfshirë gratë pothuajse nga të gjitha vendet e botës ku mes tyre është edhe Shqipëria.
Në dokumentarin e tij ai thotë se gratë kanë marrë tmonin në dorë përsa u përket realizimit të filmave të cilët kanë korrur sukses dhe që vazhdojnë të shihen dhe në ditët e sotme. Mes dhjetra grave si Binka Zhelyazkova, Larisa Shepitko, Kira Muratova Vêra Chytilová, Wanda Jakubowska, Dinara Asanova, Yuliya Solntseva, Malvina Ursianu, Márta Mészáros, Drahomira Vihanovha, Vgara Verava Stroyeva të cilat kanë realizuar filma të sukseshëm në dokumentarin e tij ai ka futur edhe Xhanfize Keko, nga Shqipëria e cila është regjisore e filmit “Tomka dhe shokët e tij”.
Në rrugëtimin përmes kinematografisë femërore, Cousins bën ndalet në filmin regjisores Xhanfize Keko, “Tomka dhe Shokët e tij”, e para regjisore grua në Shqipëri dhe pioniere e filmit për fëmijë.
Një forcë e veçantë e dokumentarit “Women Make Film” është pikërisht mënyra se si e hedh vëmendjen tek pas Perdes së Hekurt, ku teregohet historisë e mrekullisë së filmave vetëm përmes vështrimit femëror. Ai përdor vetëm punën e grave dhe e ngre atë në statusin e kryeveprës.
“Women Make Film” është një deklaratë politike në lidhje me mënyrën se si kineastet femra janë shpërfillur në botën tonë misogjine Ideja e filmit, që e çon shikuesin në një udhëtim, mbështetet nga përdorimi i imazheve të rrugëve midis kapitujve.
Frymëzues dhe udhëzues, filmi është i ndarë në 40 kapituj, të cilët bëjnë pyetje retorike – nga “Cila është mënyra krijuese e prezantimit të një personazhi?” tek “Si mendon një regjisor filmi? – për të cilën Cousins nuk i ka domosdoshmërisht përgjigjet. Qëllimi është të përqendrojë “studentët” në gjërat thelbësore: mënyrat për të kornizuar një skenë, si të vendosni tonin, taktikat për kompresimin e kohës dhe krijimin e suspansës, çfarë të shfaqet dhe kur është më efektive të hiqet. Në vend që të imponojë rregulla, ai tërheq shembuj intrigues (megjithëse të pazakontë) nga katalogu i gjerë i filmave të bërë nga gratë dhe i ofron ato si zgjidhje të mundshme. Për ata që janë të interesuar në regji, taktika mund të jetë tepër çliruese, sikur të thuash: “Nuk ka përgjigje të gabuara! Shikoni sa origjinale kanë qenë të tjerat! ”
Regjisori ndalet edhe tek mënyra sesi regjisorët i portretizojnë brendinë, ekzistencialen, dashurinë, vdekjen, fundet, këngët dhe vallet. Cousins në dokumentarin e tij bën përpjekje për të vlerësuar zgjedhjet e tyre, sado të pazakonta, duke u dhënë shikuesve edhe mjetet për ta bërë këtë.
Po kush është Xhanfize Keko?
Xhanfize Keko lindi më 27 janar të viti 1928 dhe vdiq në dhjetor të vitit 2017. ajo u lind në Gjirokastër dhe ishte regjisore e 25 filmave. Mes filmave që realizoj keko ishte: Taulanti këkron një motër, Beni eceën vetë, Partizani i vigël velo. Kur po xhirohej një film etj. Po ashtu ajo ishte editore e filamave: Pas gjurmëve, Tomka dhe shokët e tij, Plagë të vjetra etj./dita