Xhelaludin Rumi: Ty të besoj

rumi poezi per observerkult

Shpirti është lëkurë e porsaregjur, e përgjakur
dhe e plotë. Punoje me disiplinë dore
dhe me acidin e hidhur regjës të pikëllimit.

Do të bëhesh i bukur dhe shumë i fortë.
Nëse këtë punë nuk e bën dot vetë, mos u shqetëso.
Në një mënyrë a në një tjetër, nuk të duhet të marrësh vendim.

Miku, ai që di shumë më tepër se ti,
do të sjellë vështirësi dhe brenga dhe sëmundje,
si barna, si lumturi, si çastin

Kur të kanë vënë përfund, kur dëgjon “Shah-mat”
dhe, më në fund, me zërin e Hallajit arrin të thuash
“Ty të besoj të më vrasësh.”

Përktheu: Ukë Buçpapaj