Xhelozia është burgu më i pashpresë në botë

Haruki Mukarami tregim vajza e perkryer

Nga Haruki Murakami:

“Xhelozia – të paktën për aq sa e kuptoi nga ëndrra – ishte burgu më i pashpresë në botë. Xhelozia nuk ishte një vend ku e kishte futur me zor dikush tjetër, por një burg ku të burgosurit hynin vullnetarisht, mbyllnin derën me kyç dhe e hidhnin tutje çelësin.
Dhe asnjë shpirt tjetër në botë nuk e dinte se ai ishte kyçur brenda. Natyrisht, nëse donte të arratisej, mund ta bënte. Burgu ishte, në fund të fundit, zemra e tij. Por ai nuk mund ta merrte atë vendim. Zemra ishte e ngurtë si një mur prej guri. Ky ishte vetë thelbi i xhelozisë.

(Fragment nga “I pangjyri Tsukuru Tazaki”)

ObserverKult


Lexo edhe:

CARLOS FUENTES: XHELOZIA VRET DASHURINË DHE DHEMB SIKUR VDEKJA!

Nga: Carlos Fuentes

Xhelozia vret dashurinë, por jo dëshirën. Ky është ndëshkimi i vërtetë i pasionit të tradhtuar. Urren gruan që prishi paktin e dashurisë, por vazhdon ta dëshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetë pasionit të saj.

Xhelozia tregon se një lidhje dashurie nuk mbaron me mospërfillje. E dashura që na braktis duhet të ketë zgjuarsinë për të na fyer, poshtëruar dhe sulmuar egërsisht që të mos e harrojmë e të tërhiqemi me durim, që të vazhdojmë ta lakmojmë në emrin zvetënues të atij vullneti erotik që është xhelozia.

Norman Miler thotë se xhelozia është galeria e portreteve, ku xhelozi është administratori i vetë muzeut. Unë vlerësoj se xhelozia është si një jetë brenda jetës tonë. 

Mund të marrim avionin e të kthehemi në qytetin tonë apo në një qytet të huaj, mund të thërrasim miqtë e, ndonjëherë, të falim armiqtë, po tërë kohën, jemi duke jetuar tjetër jetë, që, megjithëse brenda nesh, me ligjet e veta, është e veçantë.

Ajo jetë brenda nesh është xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siç thotë një shprehje meksikane, na i bie zorrët në fyt. Një valë e tërbuar, e hidhur si shafran, që egërsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrët dhe nga zorrët tek seksi i paralizuar; një seks, tashmë, i pavlefshëm, i kthyer në invalid lufte.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult