Xhelozia është burgu më i pashpresë në botë

Nga Haruki Murakami:
“Xhelozia – të paktën për aq sa e kuptoi nga ëndrra – ishte burgu më i pashpresë në botë. Xhelozia nuk ishte një vend ku e kishte futur me zor dikush tjetër, por një burg ku të burgosurit hynin vullnetarisht, mbyllnin derën me kyç dhe e hidhnin tutje çelësin. Dhe asnjë shpirt tjetër në botë nuk e dinte se ai ishte kyçur brenda. Natyrisht, nëse donte të arratisej, mund ta bënte. Burgu ishte, në fund të fundit, zemra e tij. Por ai nuk mund ta merrte atë vendim. Zemra ishte e ngurtë si një mur prej guri. Ky ishte vetë thelbi i xhelozisë.

(Fragment nga “I pangjyri Tsukuru Tazaki”)

ObserverKult