Xhemazije Rizvani: Pandershmërisht i hahet haku dikujt dhe një tjetër shpërblehet

xhemazije rizvani

Nga Xhemazije Rizvani

-pandershmërisht notoheshim në shkollë, uleshim në banka. Ata “të rëndësishmit” më para mësueses.
-pandershmërisht dilnim te tabela, merrnim nota testi, hartimi, qortime, lëvdata
-pandershmërisht na e zinte vendin një i dobët në shkollat më të mira, në universitet
-pandershmërisht ndëshkonim veten duke menduar ku kishim gabuar
-pandershmërisht qëndronte para nesh dikush që ia kishte zënë vendin dikujt.
-pandershmërisht në çdo lloj konkursi mundet ai që duhet të fitojë
-pandershmërisht shkelet kolegu punëtor, më i miri nuk avancohet.
-pandershmërisht antitalenti shpallet talent dhe artisti vuan …
-pandershmërisht ndahet gjithçka në këtë vend
-pandershmërisht i hahet haku dikujt dhe një tjetër shpërblehet
gjithçka fitohet pandershmërisht, ndërsa humb me nder.
……
Kjo listë është e gjatë pasi është botë njerëzish të pandershëm!
Ka dhe të ndershëm, por pandershmërisht heshtin.

Po e mbyll me Shekspirin:
“Kjo botë u çthurr, o prapësi, o dreq
Që unë paskam ardhur të të ndreq”

ObserverKult


xhemazije rizvani

Lexo edhe:

XHEMAZIJE RIZVANI: PO JETOJ GJËRA QË IA VLEN TË SHKRUHEN…

Xhemazije Rizvani është e njohur për lexuesit e ObserverKult-it për intervistat e saja provokuese, “Flasim përhanshëm” me personalitete të njohura të kulturës.

Por, kësaj radhe kemi zgjedhur që të bëjmë pak “hile”. E kemi provokuar ne vet Xhemazijen me një intervistë të tillë të ‘përhanshme”.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU