Xhevahir Spahiu: Pa zemër – zemra

i dashur

Qielli është gri
Toka është gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka erë
Era s’ka erë
S’ka erë lulja

Ëndrra është gri
Gjaku është gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka erë
Uji s’ka erë
S’ka erë bari

Moti është gri
Shpirti është gri
Gri dhe kënga

Era pa erë
Buka pa bukë
Pa zemër zemra.