Ikja e Xhevdet Ferrit duket sikur fik përgjithmonë dritat e një skene, qëi ndezi fort dritat në fillim të viteve 80-të, e për më shumë se dy dekada frymëzoi një shoqëri të kornizuar siç ishte shoqëria shqiptare para dhe pas viteve 90-të. Rasti i kinemasë shqiptare është ndoshta nga të vetmit arti ishte më i fortë se skematizmi me të cilin u shoqërua.
Soc-realizmi krijoi figura personazhesh që i kalonin konturet e tij, duke u kthyer në përfaqësuese modeli të një kohe. Xhevdet Ferri ishte një prej këtyre personazheve, krijuar nga kjo kinema, por që doli përtej saj, me natyrën, interpretimin, kulturën dhe një lloj qasje perëndimore në stil.
Portreti i tij do të fitonte zemrat e mijëra shikuesve, sidomos femra, që me rolin e tij tëtretë tek filmi “Era e ngrohtë e thellësive”, nën regjinë e Vladimir Priftit. Vetëm 22 vjeç, Ferri do të interpretonte rolin e Arbenit, njëdjalë i ri i cili sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe ishte në kërkim të një pune. Pas disa përpjekjeve caktohet të punojë në minierë, ku dashurohet me ndihmës mjeken e ndërmarrjes, por që e ka të vështirë ti shprehet të atit të saj. Një histori tipike e kohës por Ferri arrin ta nxjerrë përtej saj, me personazhin e një të riu kërkues dhe ambicioz i cili dashuron bukur, e në të njëjtën mënyrë mendon…
Po atë vit Ferri interpreton rolin e Palit tek filmi “Besa e kuqe”, nën regjinë e Pirro Milkanit. Filmi tregon historinë e pesë Heronjve të Vigut të cilët u vranë në një betejë të ashpër, gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Dy vjet më vonë në vitin 1984-tër regjisori Gëzim Erebara i beson një rol në filmin “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, sërish me temë nga Lufta Nacional Çlirimtare. “Vendimi” më 1984 nën regjinë e KristaqDhamos do ta sjellë Ferrin para shikuesve në rolin e Sadriut.
Më 1985 në rolin e Agronit tek filmi “Hije që mbeten pas”, Xhevdet Ferri rimerr zemrat e publikut teksa i duhet të zgjedh mes të dashurës dhe detyrës. Përkrah MatildaMakoçit (në film e fejuara e tij), interpretimi i tij në këtë film me regji të Esa tMysliut, do ta vendosë Ferrin në piedestal të aktrimit shqiptar. Xheketa ngjyrë hiri dhe vështrimi i trishtë, teksa i duhet të marrë vendimin e jetës, e sjellin atë në kohë jo vetëm si një aktor të dashur, por dhe si një shkollë për të rinjtë e aktrimit sot.
Një vit më pas, ai interpreton Gorin tek “Dhe vjen një ditë”, ndërsa më 1987, DhimitërAnagnosti i beson rolin e Trimit tek “Përrallë nga e kaluara” një film që shënjon një tjetër arritje të kinematografisë shqiptare. Ky është bashkëpunimi i dytë i tij me regjisorin DhimitërAnagnosti, i cili është i pari që i hapi dyert e kinemasë me filmin “Vëllezër e shokë” më 1980-tën, ku interpretonte rolin e Markos.”Treni niset në shtatë pa pesë” më 1988 është një tjetër rol i mbetur në memorien e kinemasë së atyre viteve ku në rolin e Martinit, Ferri sjell portretin e një të riu interesant, nën një histori dashurie.
Më 1989 ai interpreton rolin e Gjon Kodrit tek “Vitet e pritjes” nën regjinë e EsatMysliut. Filmi na çon në vitet 20-të, ku Gjon Kodri i sapokthyer nga Amerika e ka të pamundur të integrohet sërish në jetë. Ky film shënon dhe fundin e karaktereve të realizuara prej Ferrit nën kinemanë e soc-realizmit.
Pas viteve 90-të ai shfaqet në ekran në vitin 1998 në filmin “Dasma e Sakos”, nën regjinë e DhimitërAnagnostit nën rolin e Sakos, një film që ka marrë vlerësime nga kritika këto vite. Më vitin 2004-tër ai interpreton rolin e babait tek filmi “Saimir”, nën regjinë e FrancescoMunzit, një bashkëpunim shqiptaro-italian. “Gjonleka djali i Abazit” e risjell në një tjetër bashkëpunim me Anagnostin, i cili rreket të zbulojë Shqipërinë e viteve 30-të.
Më vitin 2008, Ferri interpreton në filmin “Koha e kometës” nën regjinë e Fatmir Kocit, ndërsa më 2009-tën në filmin “Gjallë”, me regji të Artan Minarollit. Më 2011-tën ai merr rolin e prokurorit në filmin “Në kërkim të kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit. Interpretimi i tij i fundit është në filmin “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit.
Në gjithë këtë galeri personazhesh, Xhevdet Ferri spikat me interpretimin e tij, duke sjellë modelin e një aktori që shënon një etapë të rëndësishme të zhvillimit të kinematografisë shqiptare, në kohë jo të lehta të saj. Një kinema e cila pavarësisht terrenit ku u zhvillua krijoi yjet e saj.
Ndaj ikja e tij përgjithmonë duket sikur fik dritat e një skene, për të cilin do të kemi gjithnjë nostalgji./Gazeta shqip