A guxoj të them se më mungon?

më mungon
Yann Martel

Më mungon…

Nga: Yann Martel

Kurrë nuk e kam harruar. A guxoj të them se më mungon? Guxoj. Më mungon. Ende e shoh në ëndrrat e mia. Shumica janë ëndrra të frikshme, por ëndrra të frikshme të mpleksura me dashuri.

E tillë është çudia e zemrës njerëzore.
Ende nuk e kuptoj si mundi të më braktisë kaq pa ceremoni, pa asnjë lloj lamtumire, pa më parë edhe një herë në sy. Dhembja është si një sëpatë, që ma copëton zemrën.

Yann Martel (25 qershor 1963)

Yann Martel është shkrimtar kanadez, fitues i çmimit Man Booker, i njohur kryesisht me romanin Life of Pi, një bestseller ndërkombëtar i botuar në më shumë se 50 shtete.

Stili i të shkruarit të Yann Martel në “Life of Pi” karakterizohet me zgjedhjen e fjalëve, dhe strukturën e fjalisë. Zgjedhja e formulimit në roman është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, duke e bërë atë lehtësisht të kuptueshëm nga publiku.

ObserverKult

Lexo edhe:

PAMJE TË RRALLA NGA VARRIMI I BEETHOVENIT… MORËN PJESË AFRO 30 MIJË NJERËZ