Ceremonia kryesore e festivalit prestigjioz të filmit në Kanë është duke u mbajtur sonte.
Yjet e filmave konkurrues vetëm se kanë kaluar në tapetin e kuq.
I pranishëm aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me vajzën dhe gruan e tij.
Në tepihun e kuq ishte edhe regjisori i filmi “Pa vend” të Kosovës, Samir Karahoda.
Ai sonte është në garë për “Palmën e Artë”.
Parakalimin e bënë edhe juria e filmit bashkë me kryetarin Spike Lee.
Lee është njeriu i parë me ngjyrë në historinë e festivalit që u bë president i ekipit vlerësues të filmave.
Po ashtu parakaluan edhe shumë ekipe të filmave konkurues siç janë:
“Memoria”, “The Sparks for ANNETTE”, “HA’BERECH (Le Genou d’Ahed / Ahed’s knee)”, “OSS 117 RED ALERT IN BLACK AFRICA”, dhe shumë të tjerë.
Tapetin e shkelën edhe shumë aktorë të njohur si Sharon Stone, Melanie Thierry, Caleb Landry Jones dhe Marco Bellocchio.