Ylli i “Squid Game” fiton në Golden Globes, i pari aktor korean që merr një çmim të tillë

Squid Game O Yeong-su

Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin “aktori më i mirë në rol dytësor” në Golden Globes, për rolin e tij në dramën hit të Netflix.

Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam. I referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.

O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim. Ai mundi Billy Crudup (The Morning Shoë), Kieran Culkin ( Succession ), Mark Duplass (The Morning Show) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso).

Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.

O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967. Kjo përpara se ai të kalonte në film dhe televizion.

Që nga publikimi i tij në shtator, Squid Game është bërë seriali më i ndjekur i Netflix në 94 vende, me 142 milionë shikime. /fjala.al

__________________

Lexo edhe:

SERIALET QË SHËNJUAN VITIN 2021, NGA “SQUID GAME” TE “BRIDGERTON”

Disa seriale si “Squid Game”, shënjuan vitin 2021. Kjo jo vetëm për shikueshmërinë rekord dhe fitimet marramendëse, por dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në publik.

“Squid Game”, seriali në gjuhën koreane i prodhuar në Korenë e Jugut, tregon historinë e një grupi prej 456 personash. Ata ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për 38.7 milionë dollarë.

Seriali që theu çdo rekord dhe pritshmëri ishte shkruar si skenar filmi në vitin 2009. Por për shkak të kompleksitetit, u refuzua, disa herë, derisa Netflix vendosi të vinte bast për serialin e vitit 2021.

Aktorët brenda serialit, luftojnë me njëri-tjetrin duke përfshirë kurthe dhe intriga për të shpëtuar veten e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult