Ylli shqiptar merr çmimin “Këngëtarja më e mirë e popit” për 2023 në Greqi

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira është vlerësuar me çmimin “Këngëtarja më e mirë e popit” për vitin 2023.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, MAD VMA, këngëtarja me origjinë nga Fieri, tha se këtë çmim ia dedikon të gjitha grave, kjo për një arsye shumë të fortë. Ajo së fundmi është bërë nënë dhe tregon se e di sa e vështirë është të jesh një grua.

“Që kur jam bërë nënë, jam më e emocionuar. Ia dedikoj të gjitha grave çmimin”, është shprehur ajo.

Pak kohë më parë, këngëtarja solli në jetë një djalë, fryt i dashurisë me partnerin e saj, Alberto Botia./ a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

DËSHMIA E ELENI FOUREIRA: MË VINTE TURP TË THEM SE JAM NGA SHQIPËRIA

Këngëtarja Eleni Foureira ka folur për origjinën e saj, të cilën siç pohon, ajo e ka fshehur në fillimet e karrierës së saj.

Foureira ka dhënë një intervistë për Vogue Greece dhe teksa po përgatitet të bëhet nënë, ka folur për vitet e vështira në Shqipëri.

Ajo tregoi se refuzoi të thoshte se ishte nga Shqipëria sikur të ishte një gjë e keqe dhe shpjegoi arsyet:

“Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten. Ndonëse media ishte e dhunshme. Ishte kohë tjetër. Ndërsa tani, gjërat kanë ndryshuar dhe nuk do të kisha frikë. As njerëzit nuk do t’i linin ta bënin racizmin me mua. Bota po shkon kundër racizmit. Nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është e rëndësishme”, tha ajo duke iu referuar origjinës së saj.

“Tani, në këtë fazë të jetës sime, vazhdimisht mendoj se si mund ta rris një fëmijë me mendje të hapur, pa paragjykime dhe stereotipe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult