Shkrimtarët e njohur, përveç perlave të tyre, kanë dhe ata botën e tyre të sjelljeve, ndonjëherë deviante, ndonjëherë interesante. Pa një lloj vesi dhe manie ata nuk mund të futen në botën e tyre, në atë frymëzimin që i bënë të mëdhenj përpara veprave të tyre.
Disa shkrimtarë, George Orwell, Marcel Proust, Mark Twain etj., shkruanin ndërsa rrinin shtrirë në shtrat. Metoda e të lexuarit në shtrat duke mbajtur librin sipër, për shumë arsye konsiderohet edhe si metodë joefektive dhe që ndikon keq në shëndetin e njeriut.
Përkundër kësaj, shumë shkrimtarë preferojnë të shkruajnë në shtrat dhe kjo është një mënyra më efektive.
Truman Capote e cilësoi veten si “shkrimtar horizontal” pasi e ndiente veten gjithmonë shkrimtar që mendonte se nuk mund të shkruante dot pa qenë në shtrat.
Ndryshe nga metoda e të shkruarit në shtrat, shumë shkrimtarë të tjerë si Ernest Hemingwy, Charles Dickens, Virhginia Woolf shkruanin në këmbë pa u ulur në ndonjë vend të caktuar. Kjo sipas tyre ishte mënyrë më e mirë, mbase vinte si pasojë me problemet që qëndrojnë pas ndejtjes për një kohë të gjatë ulur.
Dihet që shumë sëmundje të shtyllës kurrizore, të qafës apo të mesit lindin nga qëndrime për një kohë të gjatë të qëndrimit ulur dhe shkaktojnë probleme të mëdha me shëndetin edhe në të ardhmen. Mbase një nga arsyet pse këta shkrimtarë të njohur shkruanin në këmbë ka qenë kjo.
Një metodë efektive e mësimnxënies është dhe ajo me letra treguese, seleksionimit të tyre, të kombinimit të tyre me njëra-tjetrën gjatë nxënies. Gjithashtu shumë njerëz në ditarët e tyre kanë shumë letra treguese që orientojnë kontekste të ndryshme historike.
Vladimir Nabokov, i ka shkruar të gjithë librat e tij në letra të vogla treguese. Ai i mbante këto letra treguese në kuti të vogla edhe nën jastëk kur shkruante natën dhe kjo mbase e frymëzonte për ditët në vazhdim si dhe e orientonte në trillin e tij si shkrimtar.
Një nga shkrimtarët më të njohur francez, Alexandre Dumas, i shkroi romanet në metodë të ndryshme nga shkrimtarët e tjerë: nëpërmjet klasifikimit dhe kategorizimit të shkrimeve. Ai përdorte ngjyrat në llojet e shkrimeve, sipas llojit të gjinisë letrare, p.sh., në të verdhën ai shkruante poezinë, në rozën artikujt, në ngjyrën e kaltër ai kishte romanet.
Victor Hugo shkruante lakuriq. Duket si mendim idilik dhe shumë i pastër dhe i natyrshëm po aq sa dhe i ndaluar në subkoshiencën e njerëzve.
Shkrimtarët ndonjëherë kanë sjellje të habitshme po këto sjellje sjellin dhe vijnë si pasojë e gjenialitetit të tyre. Kështu, Hugo urdhëroi shërbyesin personal t’ia merrte të gjitha rrobat dhe të ikte nga shtëpia. Kështu që nuk do të ishte në gjendje të dilte nga shtëpia. I mbledhur në batanije, e dorëzoi librin “Katedralja e Parisit” në kohë, dhe ajo ishte një kryevepër e letërsisë.
Honore de Balzac, pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë. Të njëjtën metodë përdorte dhe Volteri, modeli i zgjuarsisë franceze në lëmin filozofik dhe një nga shkrimtarët filozofë më të mirë të Francës. Mendohet se kafeja e pirë në doza të shumta bën dëm për mëlçinë, por gjithashtu e mbante shkrimtarin të motivuar dhe e shtynte për të shkruar. /Konica/