Vlerësimet dhe vërejtjet për Festivalin e Këngës në RTSH dhe një ndalesë te muzika shqiptare e shekullit 19. Zana Shuteriqi, pedagoge e muzikologe, vjen në një intervistë ku flet edhe për elemente plagjiature që janë të pashmangshme por nuk duhet te prekin skenën. Sipas Shuteriqit Festivali sivjet u mbajt përtej kushteve normale. “kushtet e sivjetshme duhen mbajtur parasysh. Ndërkohë duhet thënë që prej kohësh këngët kushtëzohen nga Eurosong, gjë që i ka dhënë tjetër formë festivalit”.
Sipas saj, plagjiaturat janë të pashmangshme, me a pa dashje. Pedagogia e muzikologia Zana Shuteriqi anëtare e jurisë së Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, flet për edicionin e sivjetshëm, duke u ndalur te tradita dhe pritshmeritë.
Duke dashur që të kishte vëmendje të shtuar të muzika moderne që ajo e gjen kryesisht te të rinj nga Kosova, Shuteriqi jep përgjigje edhe për elemente plagjiature qe këtë vit, lanë jashtë çmimeve të para, këngë pretendente.
“Duhet që në RTSH të ketë një strukturë që në fillim që plagjiatura te mos prekë skenën”, -thotë ajo.
Autore e botimit “Muzika shqiptare në vitet 1878-1940″ që sapo ka pare dritën e botimit, muzikologia tregon arsyet, pse libri nuk u shtyp më 1986. “Nuk mund të botohej roli i klerit katolik në muzikë gjithashtu në studim kishte edhe emra që nuk do të botoheshin atë kohë si Dhora Leka”, -vëren Shuteriqi.
Botimi në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave vë në dukje elementet e para të muzikës që kanë ndikuar që nga Rilindja Kombëtare e që ishin përtej muzikës qytetare e popullore dëshmi e fillesave te klasikes. Si vajzë e Dhimitër Shuteriqit, ajo rrëfen ndikimet familjare ne vetë temën e saj të studimit. “Im atë ndikoi se ishte i fushës së artit dhe letërsisë”. Muzikologia po përgatit një botim për muzikën shqiptare pas viteve 1940./BW