Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Pikërisht në Ditën e Lirisë së Shtypit, e cila koincidon dhe me ditëlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadanit, 3 Majin, poetja e re Zanë Mali, sjell për lexuesit dhe bibliotekat tona, librin e saj të parë poetik, “KUR DIELLI LIND NË BEBËZA”, të cilin e botoi përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, nën përkujdesjen redaktoriale të prof dr. Anton Nikë Berisha.

Libri i parë poetik i kësaj juristeje të re të Kosovës, ndërtohet përmes dy cikleve , të cilat i lidhë nga fillimi e deri në fund ndjenja më sublime e njeriut, dashuria.

Në ciklin e parë, “Stina që më mori në prehër”, gjejnë vend 36 poezi, ndërsa në ciklin e dytë, “Shtegëtime nëpër rreze drite”, 30 të tjera, të cilat bashkërisht shpalosin nëpërmjet artit të fjalës një botë tejet të pasur poetike e dashurore, të cilën autorja e re, e paraqet ndjeshëm dhe me figuracion të pasur, pa farë ngurrime, po me një çiltërsi të pashoqe.

Përndryshe, Zanë Mali, nga viti 2016 e këndej është anëtare e asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZANË MALI: KUSH E SJELL DASHURINË?