Zbulim i befasishëm në Shkodër, skelet 900 vjeçare

Nga kalaja e Shkodrës, vjen rishtas një zbulim i jashtëzakonshëm.

Ekspedita arkeologjike polake, po kryen prej ditësh gërmime në kala dhe në zonën përreth.
Ata kanë gjetur një skelet që mendohet të jetë rreth 900- vjeçar.

Skeleti është nxjerrë në sipërfaqe me mjaft kujdes, që të mos pësoj asnjë dëmtim.

Arkeologët polakë, mendojnë se ky zbulim i përket shekullit të 12-të, pra i kohës së pushtimit turk.

Megjithate kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht.

Për të vërtetuar hipotezën, skeleti do të dërgohet për ekspertizë më të hollësishme në një laborator në Francë.
Përgjigja e ekzaminimit sipas ekspertëve mund të zgjasë deri në një vit.

Përgjegjësi për arkeologjinë në Shkodër, Helidon Sokoli, shprehet:
“Këto kërkime synojnë të zbardhin lashtësinë e kështjellës së Rozafatit…gjetjen e gjurmëve helenistike.”

Sipas Sokolit ata kanë vazhduar me disa kërkime në tre oborret e kalasë, për të parë shtresëzimin e strukturave.
Punimet kanë duke filluar, sipas tij, që nga ato më të vonat, otomane mesjetare, veneciane për të vazhduar më thellë, me të antikitetit.
“Ka disa ditë që kemi filluar dhe jemi ende në shtresat e periudhës otomane mesjetare”, theksoi ai.

Sokoli shprehet se janë të interesuar si është e zhvilluar kalaja në fazat më të hershme, nga antikiteti i vonë deri në fazat helenistike.