Një statujë e Herkulit është zbuluar në Romë gjatë punimeve të një kantieri në Parco Scott, në zonën midis Cristoforo Colombo dhe Via Appia Antica.
Për të treguar se statuja e mermerit me përmasa reale i përket Herkulit dëshmon prania e shkopit dhe e lëkurës së luanit që mbulon kokën e tij, tipare tipike të ikonografisë së gjysmëperëndisë.
“Sigurisht mund ta identifikojmë statujën prej mermeri me një personazh të veshur si Herkuli.”
Në faqen e Facebook, Parku Arkeologjik Appia Antica sqaron se skulptura doli në dritë gjatë punimeve për riparimin dhe rikuperimin e kanalit të ujërave të zeza, ndërsa falënderon arkeologen Federica Acierno, e cila po ndjek punimet në një zonë me interes arkeologjik.
“Në disa pika shembja e gazsjellësit të vjetër, që daton në shekullin e kaluar, kishte çuar në hapjen e humnerave të rrezikshme në park dhe në rrëshqitjen e dheut të kodrës.
Prandaj u bë e nevojshme një ndërhyrje e madhe dhe komplekse që përfshin lëvizje të mëdha të tokës dhe që do të pasohet nga një restaurim i plotë i zonës dhe mbjellja e pemëve të reja”./a2news
ObserverKult
Lexo edhe:
LEGJENDA E HERKULIT: KËTO PUNË I PËRFUNDOI DHE FITOI PAVDEKËSINË
Herkuli (i njohur në greqisht si Herakles) është një nga heronjtë më të njohur në mitologjinë greke dhe romake.
Jeta e tij nuk ishte e lehtë, ai duroi shumë sprova dhe realizoi detyra shumë të frikshme, por shpërblimi për vuajtjet e tij ishte një premtim se ai do të jetonte përgjithmonë në mes të perëndive në malin Olimp.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult