Zbulim i rrallë arkeologjik, fshatarët dyshojnë në tunel qindravjeçar

Përderisa ishin duke zgjeruar rrugën në fshatin Kotlinë të zonës së Kaçanikut punëtorët kanë hasur në diçka të pazakontë. Një lloj tuneli i veçantë ndërtuar me tulla të vjetra, që dyshohet të jetë qindravjeçar ka lënë të befasuar edhe arkeologët.

Zona nuk ishte e shënuar si zonë arkeologjike, edhe pse fshatarët mendojnë se mund të jenë tunele që qojnë tek kalaja e Kaçanikut.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore ka thënë se ky zbulim ka qenë i papritur për ta dhe se e kanë të vështirë ta besojnë.