Një mjet lundrues që i përket neolitit të mesëm mund të rezultojë të jetë një gjetje unike në rang europian që del në dritë në zonën e Linit pranë Pogradecit.
Në konferencën vjetore të Institutit të Arkeologjisë, arkeologu Adrian Anastasi dha detaje.
“Me siguri mund ta klasifikojmë edhe si një zbulim unikal. Ne arritëm të identifikonim një mjet lundrues, pirog, e cila është e rëndësishme për sa i përket mjeteve lundruese në atë periudhë.
Por rezulton të jetë ndër ato pak gjetje që janë bërë në nivel evropian për sa i përket kësaj periudhe”, tha Anastasi.
Kërkimet arkeologjike në zonë po kryhen nga një ekip shqiptaro-zviceran drejtuar nga prof Albert Hafner (Universiteti i Bernës), Ilir Gjipali e Anastasi.
Tanimë arkeologët po presin rezultatet e analizave të sondazheve të kryera, që mund ta bëjnë sitin palafit të Linit, më të madhin në Evropë.
“Ky sondazh dha datimin më të vjetër në Evropë. Jemi në vitin 5710 para Krishtit dhe nëse këto konfirmohen, siti palafit Lin 3, jo vetëm që është më i madhi në Evropë, por është i pari që ka filluar të përdorë teknikën e ndërtimit në palafite”, tha ai.
Gjetja e një kulture të pasur materiale në Lin i bën arkeologët të mendojnë se vendbanimet palafite mbi ujë mund të kenë gjenezën në këtë zonë. /News24
ObserverKult
Lexo edhe:
KËRKIMET ARKEOLOGJIKE NË DRINO, MISIONI SHQIPTARO-ITALIAN MBYLLET ME GJETJE TË RËNDËSISHME
Është përmbyllur në Gjirokastër misioni i 14-të arkeologjik në luginën e Drinos, një bashkëpunim i arkeologëve shqiptarë dhe italianë i shtrirë këtë vit në tre site, Paleokastër, Antigone dhe Melan.
Prof.Roberto Perna tha se gjetjet po çojnë drejt një tjetër këndvështrimi mbi të kaluarën antike të luginës.
Misioni që këtë vit ka zgjatur më shumë se 5 javë është përmbyllur me disa gjetje të rëndësishme.
“Këtë vit kemi punuar në tre site arkeologjike, palokastër, antigone dhe melan ku kemi vazhduar me kërkimet e nisura vitet e kaluara.
Në Palokastër gjatë kërkimeve kemi patur mundësinë të përcaktojmë disa prej fazave të jetës. Kemi konkluduar se pikënisja është periudha e vonë romake.
Kemi mundur të zbulojmë ndërtime ushtarake me materiale që përdoreshin në jetën e përditshme dhe disa mbishkrime kishtare.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult