Një dedikim i bërë nga perandori Justinian, ku përmendet edhe Dardania, është zbuluar në parkun arkeologjik “Ulpiana”. Ky zbulim është vlerësuar si tejet i rëndësishëm, derisa thuhet se paraqet evidencë për historinë e dardanëve.
Ky mozaik, i cili përmban edhe emrin e Dardanisë, e paraqet evidencë për historinë e dardanëve, është zbuluar në parkun arkeologjik “Ulpiana”.
Mbishkrimi i zbuluar paraqet një dëshmi të rrallë, një dedikim të Perandorit Justinian, i qytetit Justiniana Secuna, i përshkruar si qytet dardan.
Pas dy javësh arkeologët kanë paralajmëruar se do të dalin me informacione më të detajuara rreth këtij zbulimi.
“Na duhet kohë për ta procesuar dhe për ta kontrolluar shkrimin që të mos bëjmë ndonjë gabim. Brenda dy javësh do ta përkthejmë dhe do të tregojmë se cilët do të jenë hapat tonë të ardhshëm”, Christophe Goddard, arkeolog nga Universiteti “Ecole Normale Supérieure” .
Pas zbulimit të bërë, ekipi udhëheqës i gërmimeve është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti./rtk
ObserverKult
Lexo edhe:
KRYEMINISTRI, ALBIN KURTI, TAKOI EKIPIN E GËRMIMEVE NË “ULPIANË”: FALEMINDERIT PËR PUNËN DHE PËRKUSHTIMIN
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe këshilltarja e ministrit, Nora Arapi Krasniqi, ka pritur në takim ekipin udhëheqës të gërmimeve në lokalitetin arkeologjik “Ulpiana”, në përbërje të Christophe Goddard nga Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe arkeolog, dhe Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës.
Kurti ka falënderuar të gjithë për punën dhe përkushtimin e tyre në projektin për gërmimet në parkun Arkeologjik “Ulpiana”. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media që ka dërguar Zyra për media në Qeverinë e Kosovës….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU