Zbulimi i rrallë, gjallesa e panjohur në gurë ka më shumë se 290 milionë vjet

Një specie e panjohur, që jetonte më shumë se 290 milionë vite më parë, u zbulua rastësisht në territorin më të thepisur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për parkun e kanioneve në Utah, një nga parajsat e fotografëve që aty gjejnë peizazhe që duken më afër me planetin Mars sesa në atë ku jetojmë.

Skeleti, që u gjet pothuajse rastësisht, është dëshmi e rrallë e periudhës permiane. Që fillon rreth 300 milionë vite dhe që ka zgjatur rreth 47 milionë vjet, transmeton ‘a2news.com’.

Gjetje të tilla janë ekstremisht të rralla, veçanërisht në gjendjen shumë të mirë të skeletit të gjetur në këtë rast. Që i përket një specie të panjohur por që ngjason me iguanat moderne.  

Arkeologëve iu desh të sharronin gurin ku ndodhej skeleti për ta çuar më pas në laborator. Ku edhe do të merret më shumë vesh për specien që jetoi 290 milionë vjet më parë, para se të vendoset në muzeun e Utah.

LEXO EDHE: ANA TJETËR E POMPEIT, RISHFAQET E PAPREKUR DHOMA E SKLLEVËRVE (FOTO)

Tre shtretër me litarë dhe dru me shenjat ende të dukshme të leckave që i mbulonin, uturaku ngjitur me shtretërit. Ndërsa përreth hapësirën e zënë veglat e punës, timoni i karrocës, parzmoret e kuajve, amfora të mëdha të grumbulluara.

Në portat e Pompeit, vila e madhe periferike e Civita Giuliana rikthen dhomën e zënë nga skllevërit. Ndoshta një familje e vogël, ende e paprekur me të gjitha gjërat e saj të varfra.

Një lloj fotografie e fundit që ANSA ka mundur të dokumentojë në pamjet paraprake dhe që hedh dritë mbi jetën e fundit në koloninë e pasur romake të varrosur nga Vezuvi në vitin ‘79 pas Krishtit.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm”, shpjegon për ANSA-n drejtori i Parkut Zuchtriegel.

“Është shumë e rrallë që historia rikthen detajet e jetës së më të përulurve”.

Për ministrin e Kulturës italiane Dario Franceschini zbulimet e bëjnë Pompein një model studimi dhe kërkimi unik në botë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU