Zbulimi/ Që 4000 vite më parë egjiptianët u përpoqën të trajtonin kancerin

Sipas shkencëtarëve, egjiptianët e lashtë u përpoqën të kuptonin dhe kuronin kancerin më shumë se 4000 vite më parë.
Studiuesit gjetën prova të shenjave të prera në një kafkë rreth një plage të madhe që besohet se ishte shkaktuar nga një rritje kanceroze.

Ata gjetën gjithashtu 30 lezione më të vogla në kafkë, duke sugjeruar se kanceri kishte shfaqur shenja të përhapjes. ”Kafka i përkiste një burri që ishte rreth 30 deri në 35 vjeç kur vdiq”, theksuan studiuesit.

Ata thanë se ka të ngjarë që shenjat e prera janë bërë me një objekt të mprehtë, duke sugjeruar se këta egjiptianë të lashtë mund të kenë tentuar të operojnë tumorin. “Kur vëzhguam për herë të parë shenjat e prera nën mikroskop, nuk mund ta besonim atë që po shikonim”, deklaroi Tatiana Tondini, një studiuese në Universitetin e Tubingenit. Por, Edgard Camaros, një paleopatolog në universitetin ”Santiago de Compostela” në Spanjë, tha se ”shenjat kirurgjikale mund të vijnë nga një autopsi mjekësore për të mësuar më shumë rreth sëmundjes pas vdekjes”.

”Ky zbulim është një dëshmi unike se si mjekësia e lashtë egjiptiane do të kishte kërkuar të trajtonte ose eksploronte kancerin më shumë se 4000 vite më parë. Kjo është një perspektivë e re e jashtëzakonshme në të kuptuarit tonë të historisë së mjekësisë”, shtoi ai. / oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

MISTERI I SHPELLAVE NËNTOKËSORE, 10 ZBULIME QË DO JU LËNË “GOJËHAPUR”

Gjatë gjithë historisë njerëzore, shpellat kanë qenë lokacione thelbësore për strehim, për t’u lutur apo për të fshehur gjëra. Njerëzit kanë lënë gjurmët e tyre në botën nëntokësore, nga pikturat e lashta të gjetura në shpellën Lascaux deri te shpellat misterioze të Ajanta dhe Ellora.

Përveç rëndësisë së tyre historike, shpellat ngjallin frikë… Brenda tyre, arkeologët kanë zbuluar fosile, artefakte të lashta dhe madje edhe qytetërime të tëra.

-Në vitin 2000, nën sipërfaqen e shkretëtirës Chihuahuan të Perusë minatorët zbuluan një shpellë plot me disa nga kristalet më të gjigante në botë. Kjo me përmasa deri në 36 metra gjatësia dhe peshë 55 ton. Kristalet thuhet se janë formuar nga aktiviteti vullkanik.Rreth 26 milionë vjet më parë.

-Një nga veprat më magjepsëse të shekullit 20 u zbulua nga fermerët kinezë në vitin 1974. “Luftëtarët e Terra- Cottës”, një ushtri trupash prej balte që u gjend në një shpellë nëntokësore. Kjo afër Xi’an-it dhe besohet se datojnë 2200 vite më parë.

-Në vitin 2008 u zbuluan bizhuteri 45 mijë vjeçare. Ky byzylyk jeshil u zbulua në shpellën Denisova në Siberi.
-Në një shpellë stalaktiti të fshehur në Izraelin verior. Hen Zakai bëri një zbulim të mahnitshëm

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult