Zbulohen detaje “të çuditshme”, ja çka u gjet afër Michael Jackson pasi ai u nda nga jeta

Michael Jackson, padyshim, është një nga këngëtarët më të vlerësuar të të gjitha kohërave dhe një nga artistët më me ndikim në industrinë e muzikës.

Ai madje theu rekordin Guinness 23 herë dhe shiti më shumë se 850 milionë kopje të albumit.

Ai e filloi karrierën e tij shumë herët si anëtar i grupit The Jackson 5 së bashku me vëllezërit e tij, por famën botërore e fitoi në karrierën e tij solo.

Lajmi për vdekjen e një prej muzikantëve më të famshëm të shekullit të 20-të tronditi botën dhe detajet e jetës së tij vazhdojnë të intrigojnë publikun. Tani është raportuar se Michael Jackson nuk kishte hundë në kohën e vdekjes së tij.

Edhe pse ai vetë pretendonte se kishte bërë vetëm dy operacione në hundë në jetën e tij, ekspertët pohuan se, duke marrë parasysh pamjen e tij, ai ka bërë deri në 20 operacione, për shkak të komplekseve që i krijoi babai kur ai ishte fëmijë. Ai ishte jashtëzakonisht i dhunshëm ndaj fëmijëve të tij dhe ka zëra se i rrihte me shkop nëse bënin një gabim në një notë ose një hap kërcimi gjatë provave.

Iniciatori i dinastisë muzikore amerikane, i cili zbuloi talentin muzikor të pesë djemve të tij dhe formoi grupin Jackson 5, dukej se kishte një jetë të përsosur nga jashtë, por Joe dyshohet se nuk lejoi asnjë nga fëmijët e tij të merrej me aktivitete shoqërore jashtë familjes. Fëmijët nuk lejoheshin të kishin miq, ndaj kjo ndikoi në vetëbesimin e Michael dhe ia pamundësoi rritjen normale.

Ndërsa Michael u rrit, abuzimi i babait të tij thuhet se kaloi nga fizik në verbal dhe se Joe e pa hundën e Michael si një mundësi për të poshtëruar vazhdimisht djalin e tij.

Ai e quajti atë një “hundë e madhe”, e cila bëri që Jackson të zhvillonte komplekse, për shkak të të cilave ai përfundimisht u fiksua pas procedurave kozmetike.

Kur Michael vdiq në vitin 2009, publiku u trondit. Artisti kontrovers, jeta e të cilit u karakterizua nga skandale dhe akuza për pedofili, u shua nga arresti kardiak i shkaktuar nga mbidoza e opiateve. Dy vjet pas vdekjes së tij, u mësua se mjeku i tij personal, Conrad Murray, i kishte dhënë një mbidozë me Propofol, duke i shkaktuar dështimin e zemrës dhe vdekjen.

Murray u arrestua në vitin 2011 dhe pas vuajtjes së dënimit, detektivët që po punonin për këtë çështje zbuluan detaje të tmerrshme nga dhoma ku vdiq Michael. Letra me slogane të shkurtra ishin ngjitur gjithandej, kishte një kompjuter, një kukull dhe foto të foshnjave në krevat.

Autopsia zgjati pesë orë dhe njerëzit që e panë Michael pasi vdiq, thanë se hunda ishte zhdukur plotësisht nga fytyra e tij.

Kujtohet se Jackson mbante një parukë të zezë në publik, sepse një pjesë e madhe e kokës së tij ishte pa flokë, pasi ai pësoi djegie të rënda në lëkurën e kokës gjatë xhirimit të një reklame Pepsi në 1984. Në trupin e këngëtarit janë gjetur plagë të shumta nga operacionet plastike, ndërsa ai vuante edhe nga vitiligo, shkruan Story./gazetatema.net

ObserverKult  


Lexo edhe:

SI DO TË DUKEJ MICHAEL JACKSON NË MOSHËN 80-VJEÇARE? E ZBULON INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Fansat e Michael Jackson që vazhdojnë të adhurojnë mbretin e popit nuk janë ndalur së menduari se si do të ishin gjërat nëse Michael Jackson do të kishte jetuar dhe do të vazhdonte të na dhuronte talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult