Së fundmi janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja që ndodhi në Festivalin Astroworld në Teksas ku po performonte reperi i njohur Travis Scott.
Policia ka deklaruar se ka pasur raportime se një burrë kishte injektuar drogë me gjilpërë.
Sipas shefit të policisë së Houston, Troy Finner, një roje sigurie që punonte në festival, i cili po përpiqej të qetësonte situatën tha se kishte ndjerë një shpim në qafë para se të humbiste vetëdijen.
“Një nga rrëfimet ishte se një individ po i injektonte drogë njerëzve të tjerë. Ne kemi një raport të një oficeri sigurie, sipas stafit mjekësor që ishte jashtë dhe e trajtoi atë mbrëmë”, tregoi Finner në konferencën e së shtunës, transmeton ‘lapsi.al’.
Ndërkohë, Travis përmes rrjetit të tij social, Instagram ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të prekurve nga incidenti.
————————————————-
LEXO EDHE: 8 TË VDEKUR DHE SHUMË TË LËNDUAR NË KONCERTIN E KËTIJ KËNGËTARI
Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën pasi turma u rrit përpara, pra afër skenës. Ndërsa reperi Travis Scott ishte në skenë në Festivalin Astroworld në Hjuston të premten mbrëma.
Me rreth 50.000 njerëz të pranishëm në këtë event, zyrtarët e përshkruan këtë ngjarje si incident “viktimë masive”. Duke vënë në dukje se u shkaktua kur turma filloi “të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës pak pas orës 21:00, transmeton ‘lapsi.al’.
Kjo shkaktoi panik dhe filloi të shkaktonte disa lëndime, tha ai. Njerëzit filluan të binin jashtë, të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik.
Shkaku i vdekjes është në pritje të përcaktimit të ekspertizës mjekësore.
17 pacientë u transportuan në spitalet lokale, 11 prej të cilëve ishin në arrest kardiak.
Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin fushor të ngritur pranë festivalit. Ata që morën pjesë në koncert ndanë në rrjetet sociale kaosin që u krijua.
Personeli mjekësor ishte aq i mbingarkuar me lëndimet saqë disa anëtarë të audiencës u përpoqën të administronin CPR. Transmetimi i drejtpërdrejtë i ngjarjes tregoi se Travis Scott ndaloi performancën e tij…