Zbulohen detaje tronditëse: Brad Pitt i kishte abuzuar kështu Jolien dhe fëmijët…

Detaje të reja tronditëse u pretenduan në një gjykatë, në të cilën ishte paraqitur një incident i vitit 2016 ku përfshinte Brad Pitt, ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie dhe fëmijët e tyre.

Për ata që s’janë të informuar, incidenti i avionit të vitit 2016 ka qenë në lajme prej vitesh dhe merret si shkaku “kryesor” i ndarjes së çiftit të famshëm pas 12 vjetësh së bashku.

Sipas dokumenteve të kundërpadisë, të cilat dyshohet se u panë nga revista Page Six, Brad “kapi për fyti një nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë” dhe “e kapi Jolie nga koka dhe e tundi” gjatë fluturimit të shtatorit 2016.

“Ai i derdhi birrë Jolie-t dhe derdhi birrë dhe verë të kuqe mbi fëmijët”, shtuan dokumentet, transmeton ‘insajderi’.

Në një moment, Angelina dyshohet se “kapi” Bradin nga pas për ta ndaluar dhe “për ta hequr Jolie nga shpina, Pitt u hodh prapa në sediljet e aeroplanit duke lënduar shpinën dhe bërrylin e Jolie”.

“Fëmijët nxituan dhe të gjithë me guxim u përpoqën të mbronin njëri-tjetrin. Para se të mbaronte, Pitt e shtrëngoi në fyt njërin nga fëmijët dhe e goditi një tjetër në fytyrë. Disa nga fëmijët iu lutën Pitt-it që të ndalonte”, vijojnë dokumentet.

Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë së bashku, tre prej tyre të adoptuar.


Lexo edhe:

FJALËT EMOCIONUESE QË BRAD PITT DIKUR I THOSHTE PËR ANGELINA JOLIE

Gruaja ime u sëmur, ishte pothuajse gjithmonë nervoze për shkak të problemeve në punë, për shkak të jetës personale, për shkak të dështimeve dhe problemeve me fëmijët. Kishte humbur 13 kilogramë dhe peshonte 41 kilogramë, ishte vetëm 35 vjeçe, dhe më pas humbi edhe më shumë peshë.

Angelina qante shumicën e kohës, dukej qartë se nuk ishte një grua e lumtur. Ajo ankohej vazhdimisht se i dhimbte koka…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult