Shtypi gjerman e quajti atë “zbulimi filozofik i shekullit”. Pesë kuti arkivore me dosje dhe dokumente të shkruara me dorë u gjetën në bibliotekën dioqezane të Kryepeshkopatës së Mynihut dhe Freisingut.
Pas gati 200 vjetësh, ka dalë në dritë një thesar prej mbi 4000 faqesh shënimesh nga leksionet dhe konferencat e filozofit gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel, i konsideruar si përfaqësuesi më i rëndësishëm i idealizmit gjerman.
Dokumente që përmbajnë reflektime të gjera mbi temën e lirisë, fesë dhe artit. Kjo u bë e ditur në një njoftim për shtyp nga zyra e shtypit e Kryedioqezës.
Zbulimi u bë nga Klaus Vieweg, profesor i historisë së filozofisë në Universitetin Friedrich Schiller të Jena, biograf dhe studiues i Hegelit.
“Për gati dy shekuj – komentoi ai me entuziazëm, studiuesit nuk i kishin shqyrtuar nga afër këto dokumente.
Bëra një zbulim të jashtëzakonshëm: kaq befasues dhe me fat që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë dhe është i krahasueshëm me zbulimin e një partiture të re nga Mozart”.
Dorëshkrimet bëjnë të mundur që të kuptohet filozofia e Hegelit si një “vepër në progres”.
Transkriptet u shkruan nga shkrimtari dhe politikani katolik Friedrich Wilhelm Carove, një nga studentët e parë të Hegelit në Universitetin e Heidelberg./gazetashqiptare
ObserverKult
Lexo edhe:
NOBELISTI GJERMAN VLERËSON LART ROMANET E ISMAIL KADARESË: SI MUNDET QË SHTETI SHQIPTAR E PENGON PËR ÇMIMIN “NOBEL”?!
Në librin e tij “Për Gjermaninë – histori diplomatike dhe kujtime” të ambasador Bashkim Zenelit, “Mjeshtër i Madh”, nobelisti i njohur gjerman, Günther Grass, bën vlerësime maksimale për Ismail Kadarenë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult