Teknologjia LIDAR ka mundësuar një zbulim të bujshëm. Bëhet fjalë për mbetjet e një qytetërimi të lashtë Maja që ka jetuar të paktën 2000 vjet më parë në një sipërfaqe prej gati 1700 km2.
Janë identifikuar 964 vendbanime të ndërlidhura në Guatemalë që datojnë nga një epokë midis viteve 1000 para Krishtit dhe 150 pas Krishtit, gjatë periudhës Preklasike Maya. Detajet e zbulimit janë publikuar në Ancient Mesoamerica.
Zbulimi u bë i mundur falë teknologjisë LIDAR -it (nga anglishtja Light Detection and Ranging), një teknikë e sensorit në distancë nga ajri, e cila, falë pulseve laser, ofron informacion në terren që instrumentet e tjera nuk janë në gjendje të zbulojnë.
Zona e zbuluar aktualisht është e mbuluar nga xhungla. 964 vendbanimet mbulojnë një sipërfaqe prej 1,685 km2 dhe janë të lidhura me një rrjet prej 177 km rrugësh antike.
Shumica e vendbanimeve ndodhen në pellgun karstik Mirador-Calakmul, ku 56 vende arkeologjike janë gërmuar duke përdorur metoda tradicionale në 40 vitet e fundit.
Vendbanimet nuk janë të pavarura, por të grupuara në 417 qytete, qyteza dhe fshatra: “Arkitektura homogjene, qeramika, skulpturat dhe rrugët unifikuese sugjerojnë një territor të qeverisur nga një fuqi e vetme qendrore”, shpjegojnë studiuesit.
Deri më tani besohej se ky cep i perandorisë Maja kishte qenë pak i populluar, por ajo që është zbuluar është në kontrast me këtë.
Ndërtimi dhe drejtimi i një shoqërie kaq të zhvilluar kërkonte padyshim bashkëpunimin e mijëra teknikëve të specializuar si arkitektë, ndërtues, zyrtarë fetarë dhe ekspertë ligjorë.
Në disa vendbanime, janë identifikuar edhe platforma dhe piramida të mëdha si dhe gjithsej 30 fusha lojërash të shpërndara në të gjithë zonën.
Po kështu është zbuluar edhe një rrjet i jashtëzakonshëm uji, i ndërtuar për të kompensuar mungesën totale të burimeve të ujit të ëmbël në zonë çdo vit.
Janë 195 rezerva artificiale të lidhura me një rrjet kanalesh që siguronin ujë për të gjitha fshatrat dhe qytetin në rajon./gazetatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
ARKEOLOGËT NË GJURMË TË VENDBANIMEVE TË VJETRA ABORIGJENE NËN UJË
Hulumtuesit kanë gjetur vendbanime arkeologjike aborigjene nën ujërat e bregdetit të Australisë, dhe parashikojnë që shumë të tilla do të zbulohen.
Shumë vendbanime qenë ndërtuar në vendet ku kishte tokë të thatë gjatë fundit të Epokës së Akullit, kur nivelet e detit ishin më të ulëta, por u fundosën sapo deti u ngrit, bën të ditur një studim i botuar në zhurnalin “PLOS ONE”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult