Mbetjet më të vjetra të Homo Sapiens në Europë janë më shumë se 45 000 vjet të vjetra, dhe për këtë arsye janë 2 000 vjet më të vjetra se sa mendohej më parë, gjë që përshkruan edhe bashkëveprimet e njeriut modern me kushërinjtë Neandertalas.
Zbulimi është botuar në revistën ”Nature Ecology & Evolution and Nature”, siç transmeton BW, dhe është rezultati i një grupi ndërkombëtar të koordinuar nga instituti gjerman ”Max Planck” për antropologjinë evolucionare dhe Universitetit të Bolonjës.
Mbetjet u zbuluan në Bullgari, në shpellën Bacho Kiro, dhe përbëhen nga një dhëmb dhe pesë fragmente kockash që analiza e ADN-së i atribuohet Homo sapiens.
“Analiza e radiokarbonit konfirmon që fosilet datojnë që në fazën e hershme të Paleolitit dhe për këtë arsye paraqesin dëshminë e drejtpërdrejtë më të vjetër të pranisë së specieve tona në Europë”, theksoi studiuesja Sahra Talamo nga Universiteti i Bolonjës.