
Gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit “Lagjja romake-bizantine jashtë mureve të Castrum Scampis – Bazilika paleokristiane extra muros”, arritën të bëjnë një zbulim të jashtëzakonshëm në Elbasan: mozaikë të panjohur më parë, që i përkasin një faze më të hershme të bazilikës paleokristiane jashtë mureve të qytetit antik.
Gërmimet u zhvilluan nga Instituti i Arkeologjisë i Akademisë së Shkencave, në zonën e Scampis, që gjendet përballë portës kryesore të kalasë së Elbasanit.
Mes mozaikëve të zbuluar rishtazi, spikat një mozaik polikrom (shumëngjyrësh), me skenën e Eukaristisë, i ruajtur në gjendje shumë të mirë, si edhe një mbishkrim ku përmenden dy dhurues, ndër ta diakonesha Euridyce.
Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe, në vijim të këtyre zbulimeve që pasurojnë njohuritë mbi historinë e Elbasanit dhe trashëgiminë e tij kulturore, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, po përgatit projektin për rehabilitimin e zonës përreth monumentit, si dhe për restaurimin dhe konservimin e tij, me synim mbrojtjen, valorizimin dhe kthimin e kësaj pasurie në një destinacion të aksesueshëm për publikun dhe vizitorët./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:






