Zbulohet arsyeja e largimit të Jack Nicholson nga aktrimi

Së fundmi miqtë e aktorit, Jack Nicholson, kanë zbuluar arsyen përse hoqi dorë nga aktrimi.

Ata kanë treguar për “Radar” se Jack vuan nga demenca dhe aktualisht po kalon ditët e tij të fundit në një vilë në Beverly Hills, California.

Jack dhe unë kemi qenë miq prej vitesh. Fatkeqësisht, ai nuk del më nga shtëpia. Vajza dhe djali i tij po kujdesen për të ,” u shpreh një nga miqtë, transmeton ‘lapsi.al’.

Filmi i fundit në të cilin Nicholson mori pjesë ishte “How do You Know” një komedi romantike e vitit 2010 me protagonistë aktorët Reese Witherspoon dhe Owen Wilson.

LEXO EDHE: “Apocalypse Now”: Detaje për “filmin e përsosur”!